E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri britanik Brown në Irak, përshëndet ligjin për tërheqjen e trupave

Bagdad-Kryeministri britanik, Gordon Brown mbërriti sot në Bagdad, në një vizitë të paparalajmëruar. Ai u prit nga kryeministri irakian Nuri al-Maliki.

Vizita, e katërt e tillë e Brownit në Irak si kryeministër, bëhet pasi kabineti irakian hartoi një ligj nga që i hap rrugën tërheqjes së 4 100 trupave britanike nga fundi i korrikut të vitit 2009, më shumë se gjashtë vjet pas ndërhyrjes ushtarake të drejtuara nga SHBA.

Brown ishte në Bagdad të mërkurën në mëngjes një ditë pas kabineti i Irakut miratoi ligjin për tërheqjen e forcave angleze nga Iraku pas më shumë se sa 6 vjet qendrimi atje.

Udhëtimi i katërt i Brown në Irak vjen menjëherë pas vizitës atje të Presidentit të SHBA-së, Xhorxh Bush, partner i luftës në Irak.

Roli i GB në Irak është drejt mbylljes, forcat do të tërhiqen në 2009-ën, por partnershipi mes dy shteteve do të njohë dimensione të tjera. Ligji për lënien jashtë të 4,100 trupave britanikë është aprovuar edhe nga parlamenti i Irakut.

Nga maji apo qershori nuk do të ketë më asnjë ushtarak britanik në Irak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›