E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulmohet patrulla e policisë në Selanik

ATHINE- Pesë persona kanë qëlluar me armë në drejtim të agjentëve të policisë në qendër të Selanikut. Nuk ka të plagosur. Agjentët i janë përgjigjur zjarrit dhe janë vënë në ndjekje të agresorëve të cilët kanë arritur të largohen me anë të dy automjeteve. Nuk dihet ende nëse 5 personat të cilët u pikasën nga patrulla e policisë teksa po dilnin nga një dyqan, ishin grabitës apo anëtarë të ndonjë organizate të armatosur. Policia vazhdon operacionin e kërkimit të agresorëve. Ndërkohë në Athinë është sulmuar selia e partisë së të majtës ekstreme Syriza.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›