E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Toyota i thotë lamtumirë Formulës 1

Autori i Lajmit: Redaksia
Japoni - Pas Honda-s (u shëndërrua në Braën GP) dhe BMË-së, Formula 1 humbi dje edhe një tjetër skuderi legjendare, Toyota-n. Numri një i skuderisë japoneze, Akio Toyoda, deklaroi dje nëpërmjet një konference për shtyp se kriza e ekonomike i ka dhënë fund marrëdhënies midis Toyota-s dhe Formulës 1. “Të ardhurat në dispozicion nuk janë të mjaftueshme që ne të sigurojmë një makinë kompetitive”, - tha Toyada (bosi i kollosit nga Nagoya). Kriza që po kalon sektori i automobilizmit na imponon ne që të marrim masa të ashpra. Unë ju siguroj se ne do të bëjmë çmos që të gjithë punëtorët tanë të gjejnë një zgjidhje të mirë”. Kjo frazë mbështetet fort në shifrat “dramatike” të shitjeve të Toyota-s: Vetën në Evropë shitjet e kësaj makine kanë rënë 10,1% (në gjashtë mujat e parë të 2009-ës). Toyota, e futur në Formulën 1 në 2002-in, me bazë në qytetin e Toyota-s, ka marrë 13 pode në këto 6 vite dhe ,mbylli klasifikimin për konstruktorë të Botërorit të 2009-ës në vendin e pestë. Në konferencën për shtyp (u mbajt dje në Iidabashi) që mblodhi Toyota Motor, ishin prezent presidenti i grupit, Akio Toyoda, dhe menaxheri i përgjithshëm, Tadashi Yamashina. Por, udhëheqësit e Formula 1 nuk duket se shqetësohen shumë. Sepse, pas tërheqjes së Toyotas, janë katër skuderi të gatshme të hyjnë në botën e Formula 1. Janë këto, Lotus, Campos Meta, Manor e USF1. Me këtë largim të gjigantit të motorrëve të Formulës 1, (një ditë më parë u largua dhe prodhuesi i gomave Bridgestone, bota e automobilizmit do të ndjejë peshën e një humbjeje të madhe jo vetëm në arkat e saj, por dhe në imazhin e këtij sporti.

Bridgestone

Lamtumira e Toyota-s (la në “këmbë” dy pilotë si Trulli e Glock) vjen menjeherë pas largimit të Bridgestone. Shtëpia japoneze e gomave (që furnizon e vetme Formulën 1) tri ditë më parë paralajmëroi tërheqjen në fundin e sezonit të Botërorit të 2010-ës. Për vitin 2011, Formulës 1 i kanë thënë “jo” shtëpi pneumatikësh si Pirelli dhe Micheline. Mendohet se në Botërorin e 2011-ës furnizuesit e gomave do të jenë nga Korea, flitet për Kumho ose Hankook.

Rikthehet Lotus-i

Pas largimit të skuderisë japoneze katër skuderi të tjera janë gati që të rikthehen. Vitin e ardhshëm do të riktheht Lotus-i (u ngrit në këmbë nga Tony Fernandez, bosi i Air Asia). Ndërsa njëvendëshet e tjera janë: Campos Meta (e krijuar nga Adrian Campos, menaxher i Alonso-s), Manor-i (skuderi ku ka bërë pjesë Leëis Hamilton në Formulat më të vogla) dhe amerikania USF1.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›