Turqi, Shqipëria ‘sikletos’ Ankaranë, sulmon Bashkimin Sovjetik
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Turqi, 19 maj 1969 – Vizita e një delegacioni parlamentar shqiptar në Turqi, e para vizitë zyrtare shqiptare e nivelit të lartë bërë në një vend komunist në tetë vitet e fundit, reflekton dëshirën e Shqipërisë për t’i dhënë fund izolimit të saj. Sipas medies turke që mbuloi të gjithë udhëtimin e delegacionit mik, kreu i këtij delegacioni, diplomati i sprovuar shqiptar, Behar Shtylla, në një rast nuk ngurroi të sulmonte pushtimin e Bashkimit Sovjetik të Çekosllovakisë. Zyrtari i lartë shqiptar bëri thirrje për një bashkëpunim të qartë turko-shqiptar dhe shfaqi besim në suksesin e udhëtimit. Përshpejtimi i marrëdhënieve turko-shqiptare që u manifestua nga vizita e delegacionit të lartë parlamentar shqiptar në Turqi, është një shenjë e rëndësishme që tregon se Shqipëria tashmë kërkon të dalë nga pozicioni aktual në të cilin ajo ndodhet. Turqia u zgjodh si vendi i parë për të nisur një proces të bashkimit me botën e jashtme. Arsyeja përse u zgjodh Turqia, duhet të gjendet në traditat historike, sociale dhe kulturore që lidhin këto dy shtete dhe ruajtja e politikës së hapjes me Ankarasë drejt Evropës Lindore. Por kjo vizitë e delegacionit parlamentar shqiptar, erdhi si përgjigje ndaj vizitës së bërë vitin e kaluar në Shqipëri nga një delegacion parlamentar turk. Një aspekt që vlen për t’u përmendur gjatë kësaj vizite të nivelit të lartë në një vend lindor, është fakti që kjo është vizita e parë e këtij lloji në çdo vend tjetër përveç Kinës Komuniste, që pas prishjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare. Vizita u zhvillua nga datat 5 deri në 12 maj dhe përfshiu dhe një tur në qytetet kryesore turke. Formimi kulturor i Behar Shtyllës, i parë brenda kontekstit të kësaj vizite, është gjithashtu shumë interesant. Një ish-ministër i Punëve të Jashtme (1954 -1965), Shtylla i shkolluar në Perëndim, pasi ndoqi një Universitet italian (1940-1944), flet shumë mirë gjuhën italiane dhe frënge. Atij iu ngarkua detyra e Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Shqipërisë më 13 janar 1969. Zgjedhja në këtë post shumë të rëndësishëm për Behar Shtyllën, duke qenë shumë i përgatitur si diplomat në çështjet e jashtme, reflekton dëshirën e Tiranës zyrtare për t’u bërë më aktive në fushën e politikave ndërkombëtare. Por një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i kësaj vizite është koha, dike qenë se ajo ka ndodhur në një rrethanë shumë kritike po të marrësh parasysh zhvillimet e fundit politike të Shqipërisë. Pushtimi i Çekosllovakisë vitin e shkuar dhe pas kësaj tërheqja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, e vendosi vendin në një pozicion krejt të ri. Pavarësisht shprehjes së mbështetjes së plotë nga kinezët për të vetmin aleat evropian, (përmendim postulatin, me të cilën erdhi për vizitë në Tiranë shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë kineze, Huang Jungsheng, dhjetorin e kaluar), udhëheqësit shqiptarë ka shumë të ngjarë të kenë dalë në përfundimin se do të ishte një veprim shumë i matur përmirësimi disi i pozicionit të pasigurt të vendit. Pohimet e fundit pro-rumune dhe jugosllave nga Shqipëria, mund të shikohen gjithashtu edhe në kontekstin e promovimit të marrëdhënieve më të mira turko-shqiptare. Mbulimi i medies shqiptare i vizitës zyrtare të delegacionit parlamentar shqiptar në Turqi, shfaqi edhe njëherë dëshirën e fortë për ta pasqyruar këtë vizitë në formën e një reportazhi të thjeshtë protokollar. Media turke nga ana tjetër, ishte më shumë bujare në përmendjen e disa citimeve shumë interesante të deklaratave të bëra nga Behar Shtylla në disa raste. Madje, kreu i delegacionit shqiptar arriti deri aty sa të bënte dhe disa sulme anti-sovjetike, të cilat media turke nuk ngurroi t’i pasqyronte, po të marrim parasysh marrëdhënien e Turqisë me Kremlinin. Për shembull, Radioja Zëri i Qipros në gjuhën turke më datë 9 maj, citoi pjesë nga një deklaratë e Behar Shtyllën në qytetin e Izmirit: “Ne jemi kundër trajtimit barbar dhe çnjerëzor të kombit çekosllovak nga Bashkimi Sovjetik. Ne jemi në mbështetje të popullit çekosllovak... Çekosllovakia është në një pozicion shumë të vështirë... dhe lufta e tyre për liri duhet të mbështetet”. Këto në të vërtetë janë fjalë shumë të rënda po të marrësh parasysh vendin në të cilin janë thënë. Turqia njihet për pozicionin e saj me Rusinë. Ata janë duke rikonsideruar edhe njëherë sjelljen e tyre politike ndaj Bashkimit Sovjetik. Por vlen për t’u përmendur se asnjë nga fjalët që dolën nga goja e Behar Shtyllës nuk është censuruar nga media turke. Ky duhet thënë është një fakt shumë i rëndësishëm që media e këtij vendi e pa të nevojshme që të tilla citime duhet të pasqyroheshin. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor ishte gjithashtu jo si zakonisht i qartë kur foli për bashkëpunimin Turqi-Shqipëri. I njëjti transmetues turk (Radioja Zëri i Qipros), e citoi të thoshte: “Ne jemi në vendin tuaj si të ftuar të Kryetarit tuaj të Kryesisë së Kuvendit Popullor, Bezbeyli. Ne dëshirojmë sinqerisht që zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, agrikulturore, ekonomike, tregtare dhe industriale mes dy vendeve vëllazërore. Interesi shumë i afërt që na u tregua, na ka dhënë shpresë se marrëdhëniet turko-shqiptare do të zhvillohen së tepërmi në një kohë shumë të shkurtër. Një tjetër media turke, Radio Ankaraja, në transmetimin e saj të datës 12 maj, raportoi në lidhje me deklaratat e Shtyllës bërë përpara nisjes nga Stambolli. Ai u citua të thoshte: “Ne pamë në Turqi ngrohtësinë dhe interesin e jashtëzakonshëm që ne prisnim të gjenim. Ne konstatuam me shumë interes se miqësia e rëndësishme historike turko-shqiptare po zhvillohet me kalimin e çdo dite. Ne jemi gjithnjë në harmoni të plotë. Ne ndjejmë respektin më të madh ndaj popullit turk”, - tha diplomati shqiptar. Këto fjalë flasin qartë për udhëtimin e suksesshëm të delegacionit parlamentar shqiptar në Turqi, dhe nxorën në pah një epokë të re të marrëdhënieve miqësore turko-shqiptare. Për Shqipërinë ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, drejt një aktiviteti më të gjerë në botën e jashtme.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009