BE nuk humb kohë, nis përgatitjet për zgjedhjen e presidentit
Autori i Lajmit: Redaksia
Bashkimi Evropian është bërë gati të emërojë presidentin e vet të parë të përhershëm, si dhe Ministrin e Jashtëm të unionit, menjëherë pas ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, i cili do t’i mundësojë unionit që të ushtrojë një ndikim më të madh në arenën ndërkombëtare. Presidenti i Çekisë, Vaklav Klaus, nënshkroi Traktatin, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit të tij mori vendimin se ky dokument nuk bie ndesh me kushtetutën e Çekisë, duke i dhënë kështu fund rrëmujës tetëvjeçare, e cila kishte bllokuar reformat për bërjen më funksionale të BE-së. “Vendimi i presidentit Klaus, shënon një hap të rëndësishëm dhe historik për të gjithë Evropën”, deklaroi kryeministri i Britanisë, Gordon Braun. “Sot Evropa hedh shikimin përpara, dhe lë prapa vitet e tëra të debatit për institucionet e saj për të ndërmarrë një aksion të fuqishëm dhe kolektiv në lidhje me çështjet, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët evropianë: Siguria, ndryshimet klimatike, vendet e punës dhe shtimi”, - shtoi Braun. Udhëheqësit e BE-së e mirëpritën ratifikimin e dokumentit nga ana e Klausit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejtë ristrukturimit të unionit, pas pranimit të 12 shteteve të reja anëtare në vitet 2004 dhe 2007, pjesa më e madhe prej të cilave janë nga ish-lindja komuniste e Evropës. Për të hyre në fuqi, Traktati është dashur të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe Çekia ka qenë vendi i fundit që mbajti të bllokuar procesin. Traktati do të zëvendësojë kushtetutën e planifikuar të BE-së, e cila në vitin 2005 u refuzua nga votuesit në Francë dhe Holandë. “Zhvillimet më të reja nënkuptojnë se drama e Traktatit të Lisbonës po i afrohet fundit dhe se në të afërmen e afërt do të implementohen reformat e nevojshme”, - tha kryeministri i Irlandës, Brian Kouen. Klaus ka theksuar se e kundërshton Traktatin, sepse i heq vendit të tij sovranitetin kombëtar. “Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, Çekia do të pushojë të ekzistojë si shtet sovran, pavarësisht vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese”, - tha Klaus. Traktati krijon funksionin e presidentit, i cili do të kryesojë Këshillin e kryetarëve dhe kryeministrave të BE-së, për një mandat dy vjet e gjysmë, i cili mund të ripërtërihet edhe për një mandat të dytë dhe dokumenti do të forcojë edhe kompetencat e Ministrit të Jashtëm të unionit. Traktati do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Suedia, e cila është kryesuese e radhës e unionit, ka theksuar se do të organizojë një samit, në të cilin do të diskutohet për presidencën e BE-së. Samiti me gjasë do të zhvillohet këtë muaj, para samitit të planifikuar më herët të BE-së, i cili është paraparë të zhvillohet më 10 dhe 11 dhjetor. Emërimet e kandidatëve do t’i mundësojnë presidentit të Komisionit të Evropës, Jose Manuel Barrosos, që të bëjë emërime në ekzekutivin e BE-së. Presidenti i Parlamentit të Evropës, Jerzi Busek, theksoi se asambleja do të jetë e gatshme që të zhvillojë seancat dëgjimore për konfirmimin e kandidatëve për mbulimin e funksioneve në Komision. Të gjithë kandidatët për funksione në Komision duhet të konfirmohen nga ana e Parlamentit të Evropës. BE-ja tani do të zhytet në një garë në lidhje me të emëruarit, me Barroson i cili do të tentojë të baraspeshojë interesat dhe ndikimin e shteteve anëtare të unionit, gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e tij.
BE
Favoritët për të mbuluar funksionet
Mundësitë e ish-kryeministrit të Britanisë, Toni Bler, i cili është konsideruar si favorit për të mbuluar funksionin e presidentit të parë të BE-së, janë zbehur dukshëm. Si kandidat i mundshëm i kompromisit, në sipërfaqe ka dalë kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, e mundësi të mira ka edhe kryeministrit të Holandës, Jan Peter Balkenende. Në mesin e kandidatëve për funksionin e Ministrit të Jashtëm janë Ministri i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband, Komisioneri për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, dhe ish-ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009