Tirana shuan ëndrrën e Luzit, fiton 3-0
Autori i Lajmit: Redaksia
U luajtën ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, në kuadrin e turit të parë të saj. Ndeshje të cilat dhuruan bollëk golash, ku rekordin e mban ajo e zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Skraparit, që përfundoi 9-5. Fitore jo pa shumë mund ka marrë Tirana, ndaj Luzit të Kavajës, 3-0, (sdguruan kualifikimin) ndërkohë që në ndeshjen e parë ishte mundur 3-1. Dinamo ka fituar në kompleksin e vet, 2-0 ndaj Mamurrasit, duke kaluar në turin tjetër. Edhe skuadrat e tjera, të Superligës, që iu bashkuan këtij evenimenti kombëtar në futboll në turin e parë, e shohin veten të kualifikuara. Të mërkurën nuk u zhvilluan vetëm dy ndeshje kthimi, konkretisht Laçi-Besëlidhja dhe Partizani-Ada, për arsye objektive. Pas zhvillimit të ndeshjes së parë mes Vlorës dhe Teutës, tashmë bëhet shkak infrastruktura për shtyrjen deri më 11 nëntor të dy ndeshjeve të kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Sikurse është bërë e ditur zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Ada dhe Laçi-Beselidhja nuk do të zhvilloheshin ditën e djeshme. Sipas njoftimit të FSHF-së, të kuqtë, të cilët nuk munden të marrin më shumë se një barazim 0-0 në shtëpinë e Adës së Velipojës, nuk kanë fushë, kështu që janë të detyruar ta shtyjnë takimin për javën tjetër. Ndërkohë, i njëjti hall e ka zënë edhe Laçin, i cili ka probleme me fushën e tij. Ndeshja Laçi–Besëlidhja ishte planifikuar të luhej në Lezhë, ku do të luhet kampionati i femrave, ndërsa në fushën e Laçit kanë hyrë makineritë e rënda për të rikonstruktuar tribunën e re të stadiumit. Pas fitores 3-2 të arritur dy javë më parë, skuadra kryesuese e Superligës, Dinamo triumfoi 2-0 në ndeshjen e kthimit. Trajneri Shkëlqim Muça ka hedhur në fushë disa nga të rinjtë e talentuar që nuk kanë mundësi të aktivizohen në kampionat, duke ruajtur ekipin e titullarëve për ndeshjen me Besën e Kavajës. Ndërkohë, në sfidat e tjera spikat fitorja 7-0 e Apolonisë përballë Bilisht Sportit, pasi fierakët patën humbur 3-1 në ndeshjen e parë. Po kështu, Lushnja ka mundur 3-1 Burrelin, ndërkohë që bie në sy eleminimi i Elbasanit përballë Kamzës. Ndeshja e dy javëve më parë pati përfunduar me fitoren 2-1 të Kamzës, por verdheblutë nuk mundën ta përmbysnin dot këtë rezultat.
GRUPI A
Rz.total Skuadra Nd.kthimit Skuadra Nd.parë
4-3 Tirana 3-0
Luzi 1-3
5-2 Dinamo 2-0
Mamurrasi 3-2
4-1 Shkumbini 2-0
Memaliaj 2-1
4-2 Besa 1-0
Pogradeci 3-2
- Laci e shtyrë
Beselidhja 2-1
7-1 Kastrioti 3-1
Sopoti 4-0
3-1 Bylis 3-0
Turbina 0-1
3-1 Lushnja 3-1
Burreli 0-0
GRUPI B

9-1 Vllaznia 5-1
Tomori 4-0
3-0 Teuta 1-0
Vlora 2-0
3-0 Flamurtari 0-0
Gramshi 3-0
8-3 Apolonia 7-0
Bilishti 1-3
12-10 Skenderbeu 9-5
Skrapari 3-5
7-2 Gramozi 4-1
Luftetari 3-1
1-2 Elbasani 0-0
Kamza 1-2
- Partizani E shtyrë
Ada 0-0
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009