E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, tërmet 4,9 ballë Rihter në pjesën qendrore të vendit

ATHINË - Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë goditi sot pjesën qendrore të Greqisë, por pa shkaktuar viktima apo dëme materiale, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 123 kilometra në veriperëndim të Athinës dhe rreth 28 kilometra nga Atalanti, në të njëjtin rajon ku u regjistruan ditën e mërkurë dy tërmete me magnitudë 4,2 dhe 5,1 ballë, që shkaktuan dëme materiale.

Greqia është vendi me praninë e aktivitetit më të lartë sizmik në të gjithë Evropën si pasojë e vendndodhjes së saj gjeografike përgjatë vijës ndarëse të dy pllakave të mëdha tektonike dhe në vend regjistrohen më shumë se gjysma e tërmeteve, që godasin të gjithë kontinentin e vjetër.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›