Julian Assange themelues i WikiLeaks Mbrojme burimet konfidenciale te luftes ne Afganistan
Ne nje interviste per Der Spiegel Julian Assange themelues i WikiLeaks diskuton vendimin e tij per te botuar shkrimet e luftes ne Afganistan ekuilibrin e veshtire mes interesit publik dhe nevojen per sekrete shteterore por edhe arsyen pse ai beson se njerezit te cilet mbeshtesin luften jane me te rrezikem se ai.
SPIEGEL Jeni te vendosur te botoni nje sasi te dhenash lidhur me luften ne Afganistan. Cili eshte motivi
Assange Keto te dhena jane teper te rendesishme dhe pershkruajne ne menyre te plote luften atje me pak fjale ata jane ende ne kohe te ndryshojne dicka per mire. Ata mbulojne me shume se 90.000 incidente te ndryshme se bashku me vende te sakta gjeografike. Keto informacione do te ndryshojne perspektiven per luften jo vetem ne Afganistan por edhe ne te gjitha lufterat e se ardhmes.
SPIEGEL A mendoni se publikimi i ketyre te dhenave do te ndikojne ne vendimmarresit e politikes
Assange Po. Ky material hedh drite mbi brutalitetin e perditshem dhe mjerimin e luftes. Arkivi do te ndryshoje mendimin publik dhe kjo do te ndryshoje mendimin e njerezve ne pozitat e ndikimit politik dhe diplomatik.
SPIEGEL Mos po pretendoni me shume sec duhet lidhur me te dhenat
Assange Ekziston nje shprese per ti dhene fund luftes ne Afganistan. Ky informacion nuk do te mjaftoje per ta bere kete por do te vere ne levizje vullnetin politik ne menyre te konsiderueshme.
SPIEGEL Materiali permban informacion sekret ushtarak dhe emra burimesh. Duke e publikuar ate nuk jane ne rrezik per jeten trupat nderkombetare dhe informatoret e tyre ne Afganistan
Assange Dokumentet per Kabulin nuk permbajne informacion ne lidhje me levizjet aktuale te trupave. Burimi shkoi drejt minimizimit te procesit te demtimit dhe na ka udhezuar per te kryer rishikimin tone te zakonshem per te na siguruar qe nuk kishte asnje shans qe te demtohen njerezit e pafajshem. Ne e kuptojme rendesine e mbrojtjes se burimeve konfidenciale dhe ne e kuptojme se pse eshte e rendesishme per te mbrojtur trupat amerikane dhe disa burime te ISAF-it.
SPIEGEL Pra ne vecanti cfare keni bere per te minimizuar ndonje dem te mundshem
Assange Ne kemi identifikuar raste kur mund te kete nje shans per te mos demtuar njerezit e pafajshem. Keto shenime jane identifikuar dhe perpunohen ne perputhje me rrethanat.
SPIEGEL A ka dicka qe ju mendoni se eshte teresisht sekret shteteror
Assange Ekziston nje procedure per ligjshmerine e sekreteve shteterore ekziston edhe nje procedure ligjore per zbulimin e tyre. Per fat te keq ata qe kryejne abuzimet kunder njerezimit apo kunder ligjit bejne te mundur fshehjen e informacioneve shteterore ne menyre qe te lehtesojne abuzimet e tyre. Njerezit e ndergjegjshem gjithmone kane publikuar abuzimet duke injoruar ne kete menyre edhe ate qe vjen me pas. Nuk eshte WikiLeaks qe vendos te zbuloje dicka. Behet fjale per nje dissident qe vendos te zbuloje keto te dhena. Detyra jone eshte te sigurojne keta individe se jane te sigurt dhe e verteta historike nuk mund te hidhet poshte.
SPIEGEL Por ne fund dikush duhet te vendose nese informacionin do ta botoni ose jo. Kush i percakton kriteret WikiLeaks e konsideron veten te jete nje pionier kur eshte fjala per lirine e informacionit por ajo ka mungese transparence ne vendimet e saj per publikime.
Assange Ne jemi te qarte se cfare do te publikojme dhe se cfare jo. Ne nuk kemi mundesi per te marre vendime editoriale adhoc. Cilat organizata te tjera te shtypit kane standarde te tilla Cdokush duhet te perpiqet te ndjeke shembullin tone.
SPIEGEL Problemi eshte se eshte e veshtire per te ruajtur pergjegjshmerine e WikiLeaks. Ju operoni ne vende qe ju ofrojne mbrojtje te gjere. A e konsideron WikiLeaks veten mbi ligjin
Assange WikiLeaks nuk ekziston ne hapesire. Ne jemi tokesore jetojme ne vende te ndryshme dhe ne shtete te ndryshme ekzistojne ligje te ndryshme. Ne jemi sfiduar ligjerisht ne vende te ndryshme dhe kemi fituar cdo sfide. Jane gjykatat ato qe vendosin per ligjin jo korporatat apo gjeneralet. Ligji i shprehur nga kushtetutat dhe gjykatat eshte ne anen tone.
SPIEGEL Gjate Luftes ne Vietnam presidenti amerikan Ricard Nikson dikur i quajtur Daniel Ellsberg u konsiderua njeriu me i rrezikshem i Amerikes. A jeni ju sot njeriu me i rrezikshem ose me i rrezikuar
Assange Njerezit me te rrezikshem jane ata ne krye te luftes. Dhe ata duhet te ndalen. Nese kjo me ben te dukem i rrezikshem ne syte e tyre ky eshte mendimi i tyre.
SPIEGEL Ju keni pasur nje jete te rehatshme dhe pa probleme. Pse vendoset ta vinit ne jete projektin e WikiLeaks
Assange Jetojme vetem nje here. Duhet te bejme dicka qe u sherben pozitivisht te tjereve ne menyre qe te gjejme kenaqsine e te jetuarit. Kjo eshte temperamentin tim. Me pelqen te krijoj sisteme ne nje shkalle te madhe dhe me pelqen te ndihmoj njerezit e pambrojtur. Me pelqen te demaskoj njerezit e pameshirshem prandaj i gjithe ky mission vlen.
Pergatiti Blerina Olldashi
11 Gusht 2010