E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat Ekonomia e BE-se shenon rritje me 1 per qind



Ekonomia e Bashkimit Europian ka shenuar rritje prej 1 per qind gjate tre muajve te fundit. Sinjalet pozitive vijne nga Agjencia e Statistikave te BE-se Eurostat e cila tregoi se rritje me te madhe ka pasur ekonomia gjermane me 2.2 per qind ndersa ne total ekonomia e eurozones eshte rritur me 1 per qind ne tre muajt e fundit. Statistikat paraprake te dhena nga qeveria gjermane treguan per kete rritje reale duke konsideruar se keshtu shenohet ecuria me e mire e ekonomise gjermane qe prej ribashkimit. Presidenti i Bankes Qendrore Europiane Zhan-Klod Triket eshte shprehur me nota shume optimiste per sa i perket ecurise se ekonomise ne Eurozone. Ne menyre optimiste ai eshte shprehur se ekonomia e zones euro po rritet jashtezakonisht dhe ka nje vleresim shume te mire. Triket u referohet rezultateve te tremujorit te dyte te ketij viti ndersa per tremujorin e trete ai u shpreh se rritja ekonomike do te jete me e mire nga sa pritet. Nderkohe Presidenti i BQE-se e ka perjashtuar mundesine e nje recesioni te dyte ne Europe si ai i pari pas shperthimit te krizes ekonomike globale. Ai tha se keshilli i Bankes Qendrore Europiane po perpiqet te ruaje normen e references e cila konsiderohet e pershtatshme per situaten ekonomike aktuale.
Sinjale pozitive vijne edhe nga vendet e tjera si Franca dhe Spanja te cilat kane shenuar rritje ne periudhen prill - qershor megjithe krizen e borxhit grek qe tronditi rajonin ne fillim te ketij viti. Por rritja e ekonomise gjermane eshte me e madhe se ajo e vendeve te tjera dhe ne fakt eshte nje rritje rekord edhe per vete Gjermanine qe nga unifikimi i saj sipas zyres kombetare te statistikes Destatis. Nje nga faktoret per kete rritje te madhe te ekonomise jane eksportet e forta te ndihmuara nga brishtesia e euros. Sipas te dhenave te leshuara nga Zyra e Statistikave te Gjermanise GDP-ja u rrit me 22 per qind ne tremujorin e dyte te 2010 si kunder tremujorin e meparshem si pasoje e rregullimit te cmimeve te tregut. Kjo rritje e ekonomise nuk eshte regjistruar kurre me pare ne Gjermanine e ribashkuar eshte shprehur kreu i Entit te Statistikes Destatis. Ne tremujorin e pare ekonomia gjermane ka shtuar 05 per qind. Nje tjeter vend qe ka pasur rritje te ekonomise gjate kesaj periudhe ka qene edhe Franca me 06 per qind nga 0.2 per qind qe u shenua ne tre mujorin e pare.
Nderkohe kriza spirale e borxhit ka goditur ashper Greqine Portugaline dhe Spanjen duke hedhur keshtu nje hije te brishte ne rimekembjen ekonomike globale. Statistikat per vendet e tjera te eurozones do te publikohen me vone. Optimiste per nje rritje te gjere te ekonomise jane shprehur edhe analistet te cilet kishin parashikuar edhe me heret nje rritje te ekonomise gjate tre mujorit te dyte me 06-07 per qind.

Turqi
Ekspertet caktivizojne nje bombe ne Ankara

Ekspertet ne Ankara kane caktivizuar nje bombe e cila ishte vendosur ne afersi te nje kompleksi policie ne kryeqytetin turk.
Agjencia e lajmeve Anatolia raporton se bomba e vendosur ne nje cante plastike eshte gjetur ne afersi te shtabit te policise se protestave te dhunshme ne rajonin e Ankarase Ishkitler. CNN beri te ditur se ekspertet e bombave caktivizuan bomben e cila permbante 3.5 kilogram te eksplozivit plastik. Kjo bombe ishte e planifikuar te aktivizohej nga nje aparat telefoni celular me te cilen ishte e lidhur bomba.

Britani e Madhe
WikiLeaks do te publikoje dokumente te tjera

Megjithe presionin e ministrise se Mbrojtjes se SHBA-se platforma e kontestueshme e internetit WikiLeaks do te publikoje raporte te tjera te fshehta ushtarake per Afganistanin. Behet fjale per afro 15.00 dokumente te papublikuara beri te ditur themeluesi i website Julian Assange ne Londer por pa percaktuar afat. Ne fund te korrikut WikiLeaks pati publikuar 77.000 raporte ushtarake amerikane te viteve 2004 deri 2010 nder ta shume informacione nga fronti. Ashtu si me pare qeveria amerikane tani organizata Reportere pa kufi kritikoi faktin qe ne dokumente jepen informacione te tilla.

Rusi
Zjarret i afrohen qendres kerkimore atomike

Zyrtaret ruse thone se zjarret qe i jane afruar ne menyre te rrezikshme qendres kryesore te kerkimeve atomike po rriten ne mase. Mijera zjarrfikes jane derguar per ti ndalur zjarret qe te mos i afrohen qendres ne Sarov. Ne vete qendren kerkimore atomike nuk eshte regjistruar ndonje rast i zjarrit por rajoni i afert Mordovia ishte i perfshire nga zjarri. Ministria e situatave urgjente thote se ne rajonet e tjera zjarret po zvogelohen. Pas temperaturave rekorde te larta gjate muajit te fundit dje ne Moske ka rene shiu i pare.

SHBA
Senati miraton ligjin per kufirin

Senati Amerikan ka miratuar legjislacionin e ri per te frenuar hyrjen e emigranteve ilegale nga Meksika dhe per te ndaluar aktivitetet e trafikanteve te droges. Ligji i ri vjen para zgjedhjeve te rendesishme te Kongresit qe do te mbahen ne muajin nentor. Masat e reja do te kushtojne rreth 600 milion dollare duke punesuar 1500 agjente te rinj dhe roje kufitare. Xhon Kuk kryebashkiaku i qytetit te El Pasos ne Teksas ne kufi me Meksiken thote se eshte i kenaqur me ligjin e ri dhe shpreson ne zbatimin e plote te tij.

Pakistan
Ban ki Mun viziton vendin ne prag te permbytjeve te tjera

Ministria e jashtme e Pakistanit njoftoi se sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun do te mberrije sot ne Pakistan.
Kjo vizite do te fokusohet ne vershimet me te medha qe e goditen Pakistanit ne gjithe historine e tij. Zedhenesi i Ministrise se jashtme Abdul Basit tha se Ban Ki Mun do te diskutoje per perpjekjet per ndihma me lideret pakistaneze. Zedhenesi i Basit ka konfirmuar se kjo vizite behet dy dite para vizites se paralajmeruar nga senatori amerikan Xhon Keri i cili do te takohet me zyrtaret pakistaneze per te biseduar per ndihmat.

Kore e Veriut
Sundimi kolonial kerkese Japonise per falje dhe kompensim

Koreja e Veriut ka kerkuar nga Japonia qe t e kerkoje falje dhe te kompensoje per sundimin e rende kolonial japonez nga viti 1910 deri me 1945. Keto dy vende nuk kane marredhenie diplomatike ne mes veti edhe sot e kesaj dite. Koreja e veriut rregullisht shpreh pakenaqesi per shkak se sunduesit japonez gjate sundimit kolonial perdornin koreanet per pune te detyrueshme dhe si skllav per qellime seksuale. Me 10 gusht Japonia zyrtarisht i kerkoi falje Korese se Jugut per aneksimin e gadishullit Korean.

14 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›