E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi eksperti Ky eshte i nxehti me i madh i njemije viteve te fundit



Rusia po perjeton valen me te nxehte te njemije viteve. Keshtu ka deklaruar shefi i sherbimit meteorologjik ne Rusi Aleksandr Frolov i cili ka sqaruar situaten emergjente qe vazhdon prej me se nje muaji. As ne as paraardhesit tane nuk kane qene deshmitare te nje fenomeni te tille qe prej njemije vjetesh eshte shprehur per nje stacion televiziv Frolov. Ai ka shpjeguar po ashtu se ky eshte nje rast unik qe nuk gjen precedent ne arkiva. Temperaturat ne Shen Peterburg vazhdojne te kalojne 37 gradet. Autoritetet ruse kane shpallur gjendjen e emergjences rreth nje fabrike per perpunimin dhe depozitimin e mbeturinave berthamore ne Urale per shkak te perhapjes se zjarrit ne kete zone. Per diten e sotme eshte planifikuar nje takim urgjent me qellim bashkerendimin e perpjekjeve per shpetim nga situata emergjente. Qendra ndodhet ne rajonin e Cheliabinskut 2000 kilometra larg Moskes.
Pasojat
Nderkaq qeveria e Moskes ka vleresuar te ardhurat nga te korrat e grurit te parashikuar tashme ne renie nga 35 per qind ne krahasim me vitin e kaluar per shkak te te nxehtit rekord dhe zjarreve qe kane vene ne gjunje vendin. Lajmi u be i ditur nga agjencia e lajmeve Interfax. Ministria e Bujqesise ka dale me nje raport qe ben te ditur se do te kete ulje te prodhimit me 20-25 per qind. Sipas Frolov kete vit parashikohet qe te mblidhet 67 milione ton grure nderkohe qe vjet u prodhua 97 milione tone. Zjarret mendohet te kene pasoja negative edhe prodhimin e patateve dhe te panxhar sheqerit. Demet mund te llogariten ne muajin shtator por deri tani ekspertet shprehen se katastrofa arrin shifra demtimesh rekord.
Zjarret
Ne 48 oret e fundit ne Rusi jane perhapur rreth 270 vatra zjarri duke e bere gjendjen ne vend mjaft kritike. Lajmi u be i ditur nga zyrtare te cilet nuk dhane asnje shprese per permiresimin apo shuarjen e tyre. Rreth 554 zjarre po ashtu kane perfshire 190000 hektare toke. Nje tjeter shqetesim per momentin mbetet edhe ndotja e ajrit nga tymi qe eshte tejkaluar teper ne lidhje me normen. Zjarret ne Rusi kane lene te vdekur 52 njerez dhe shume te tjere kane pesuar demtime te renda.
Lidhjet
Frolov ben te ditur qe i nxehti i madh ne Rusine Qendrore shirat e furishem ne Europen Qendrore dhe permbytjet ne Indi dhe Pakistan jane te lidhura. Ai mendon se anticikloni qe eshte krijuar ne Rusi ka nje efekt te drejtperdrejte ne permbytjet e vendeve te tjera.

BOX
Rreshjet permbytje ne Saksoni Poloni Pakistan dhe Indi

Reshjet e fuqishme te shiut kane shkaktuar permbytje ne Lindje te Gjermanise Poloni Ceki por edhe ne Pakistan dhe Indi. Nga carja e digave ne pjesen polake dhe nga vala e vershimit te ujit ne nivelin shtate metra jane perfshire edhe zonat pergjate lumit Neise ne Gjermani. Disa fshatra e qyteza ndodhen nen uje dhe rruget jane bllokuar. Deri tani numri i viktimave nga permbytjet ka arritur ne 8 vete. Me pare reshjet e dendura te shiut dhe carja e nje dige ne liqenin Vitka ne kufi me Polonine shkaktuan ngritjen e nivelit te lumit Neise mbi shtate metra. Niveli normal eshte 17 metra. Nderkohe ne zonat e permbytura ne Pakistan puna e skuadrave te shpetimit po pengohet shume nga shirat e medha te monsunit. Sipas te dhenave te fundit kane humbur jeten rreth 1.800 vete. Ne disa pjese te vendit infrastruktura eshte shkaterruar thuajse krejtesisht. Kryeministri pakistanez Yousuf Raza Gilani deklaroi se vendi i tij nuk ka fuqi per te perballuar i vetem pasojat e katastrofes.

Hage
Farrou hedh poshte deshimine e Kembell per ceshtjen Tejlor

Aktorja e njohur Mia Farrou deshmoi dje ne Tribunalin e Hages ne gjykimin e ish-presidentit te Libise Carls Tejlor. Ky i fundit akuzohet per krime ne luften civile ne Siera Leone. Tribunali i Hages ka ftuar Farroun dhe Kerol Uajt ish-agjenten e modeles britanike Naomi Kembell qe te deshmojne per dhuraten e diamanteve te paperpunuara qe pretendohet se Tejlor i ka dhene Kembellit ne nje darke ne shtepine e Nelson Mandeles ne vitin 1997. Farrou tha para Gjykates ne Hage se vete Kempbell i kishte pohuar se kishte marre nje diamant tejet te madh nga Tejlor.
Supermodelja britanike Naomi Kembell deshmoi javen e kaluar se asaj i jane dhene disa gure te papastruar nga ish-presidenti i Liberise Carls Tejlor gjate nje darke te organizuar nga vete ai.

Izrael

Sulmi ndaj flotes me ndihma Netanjahu deshmon para komisionit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka mbrojtur sulmin ndaj flotiljes qe dergonte ndihma ne Gaza duke dhene deshmi perpara nje komisioni te emeruar nga qeveria qe do te hetoje per kete sulm. Ai tha se paneli do te zbulonte se Izraeli veproi ne perputhje me te drejten nderkombetare dhe se komandot izraelite perdoren force vetem kur u ndjene te rrezikuar. Vdekja e nente aktivisteve turq kur komandot izraelite bastisen anijen e tyre ne ujrat nderkombetare coj ne protesta ne mbare boten dhe shkaktoje nje krize diplomatike mes Izraelit dhe Turqise. Ne ate kohe Izraeli tha se aktivistet qe ndodheshin ne anije qe conin ndihma humanitare per ne Gaza ishin te vendosur te sulmonin ushtaret e tyre. Turqia i cilesoi vrasjet si terrorizem i sponsorizuar nga shteti.

Kore e Veriut
Sot bisedimet te reja me zyrtare amerikane

Zyrtare ushtarak te Korese se Veriut do te takohen sot me nje komande te Kombeve te Bashkuara qe udhehiqet nga amerikanet. Takimi do mbahet pas rritjes se tensioneve ne gadishullin ku gjenden te dy shtetet koreane. Komanda e OKB-se vlereson se zyrtaret ushtarak te Korese se Veriut jane pajtuar per nje takim te nivelit te koloneleve. Takimi do mbahet ne fshatin Panmunxhon ku ishte arritur edhe pajtimi per ndarjen e dy Koreve dhe qe tani eshte zone kufitare ne mes te dyja vendeve. Gjate javeve te fundit Koreja e Veriut ka kritikuar nje seri ushtrimesh qe SHBA-te dhe Koreja Jugore kane mbajtur ne afersi te gadishullit te ndare.

10 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›