Rusia ne alarm zjarret perfshijne zonen e Cernobilit
Zjarri ka perfshire zonat e ndotura nga katastrofa e Cernobilit ne perendim te Rusise. Lajmi u be i ditur nga autoritetet lokale te cilat dhane alarmin per gjendjen atje. Nga mesi i korrikut flaket kane shkaterruar rreth 4 mije hektare te ndotur nga shperthimi berthamor ne Ukraine ne 1986. Autoritet jane vene ne alarm per perhapjen e ndotjes edhe ne zona te tjera. Ne qofte se ne Brjansk ne kufi me Ukrainen shperthen nje zjarr ka gjasa qe te clirohen jo vetem lende te demshme te zakonshme por edhe pjeseza radioaktive. Megjithate Ministri i Emergjencave ka bere te ditur se siperfaqja e zjarreve eshte minimizuar ne 92.700 hektare nga 174 mije qe ishte diten e marte. Pas katastrofes se Cernobilit ne vitin 1986 ajo mbahet si zone teper e ngarkuar me lende radioaktive. Shume hapur ministri rus per Mbrojtjen nga Katastrofat Sergej Shoigu e cilesoi problemin si teper serioz dhe per kete arsye po rritet rreziku qe te perfshihen nga zjarri tokat torfe dhe pyjet qe jane prekur nga rrezatimi radioaktiv i katastrofes berthamore te Cernobilit ne 1986. Ne qofte se aty shperthen nje zjarr jo vetem do te clirohen substanca te demshme te zakonshme por edhe grimca radioaktive. Kjo mund te krijoje nje zone te re te ndotur. Prandaj ne e kemi forcuar pranine tone atje ne menyre te konsiderueshme. Nder te tjera ne kemi vendosur nje grup robotesh zjarrfikes eshte shprehur Shiogu. Dy zjarre u arriten te shuhen relativisht shpejt. Por rreziku ende nuk ka ndalur. Te mjaftueshme per ti vene flaken jane edhe reflektimi i nje cope xhami ose bishta cigaresh te hedhur pa vemendje. Rreziku eshte i madh thote Nikolai Shmatkov nga organizata ambientaliste WWF Pjeseza radioaktive qendrojne per nje kohe te gjate ne pyje. Ato shpesh gjenden mbi drure te vdekur dhe te thate ne dege te thyera ose ne pemet halore te cilat i rrezojne bocet ne tabanin e pyllit. Te gjitha keto jane materiale qe digjen mire. Nga tymi mund te clirohet material radioaktiv si Cezium 137 i cili deperton shume ngadale ne token e pyllit dhe prej aty mund te ngjitet prape ne ajer. Nje rrezik jo vetem per siperfaqe te lira ne kufi me to. Kur fillon te digjet pylli rete te cilat permbajne pluhur bloze dhe grimca radioaktive mund te arrijne ne shtresat e larta te ajrit dhe te pershkojne distanca te largeta. Bloza dhe hiri mund te arrijne edhe ne zonat e banuara dhe prandaj kjo paraqet nje rrezik. Prandaj WWF kerkon nga qeveria qe te mos perqendrohet vetem ne mbrojtjen e objekteve me rendesi strategjike sic jane pajisjet ushtarake apo uzinat e kerkimeve atomike si ato ne Sarov ne zonen e Nizhni Novgorodit - pjesa lindore e Rusise evropiane. Mund te kete shprese per trekendeshin e shteteve te prekur nga Cernobili Rusia Bjellorusia Ukraina. Mbrojtesit ruse te mjedisit thone se per njerezit atje nje zjarr ne kete zone do te ishte i ngjashem me nje rrezatim te dyte berthamor.
Pakistan agjencite humanitare japin alarmin
Agjencite e ndihmes humanitare ne Pakistan kane paralajmeruar se gjendja mund te perkeqesohet nese nuk rritet sa me pare ndihma nderkombetare. Ujerat nga permbytjet kane levizur drejt jugut te vendit duke shkaktuar shkaterrime masive. Nje zedhenes i Zyres se Kombeve te Bashkuara per Koordinimin e Ceshtjeve Humanitare ne islamabad Maurizio Giuliano tha se Ata qe kane nevoje per ndihme humanitare ka gjasa te shkojne ne afro 6 milione vete a me shume. Kjo eshte shifer me e madhe se e atyre qe jane prekur nga fatkeqesite ne Haiti apo nga termetin e Azine juglindore ne 2005-en. Gjashte milione eshte shume me e madhe se e atyre qe kane nevoje per asistence pas ketyre dy termeteve. Edhe pse mund te mos jete e njejta lloj ndihme mundet qe intensiteti i demtimeve te jete me i ulet serish numri i atyre qe kerkojne ndihme eshte shume i larte. Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari eshte kthyer ne vend pas nje vizite te debatueshme ne Britani dhe France gjate kohes se permbytjeve.
Kolumbi-Venezuele rivendosen marredheniet diplomatike
Kolumbia dhe Venezuela kane mundur te rivendosin marredheniet diplomatike. Lajmi u be i ditur diten e djeshme nga presidenti kolumbian Huan Manuel Santos pas takimit me homologun e tij nga Venezuela Hugo Cavez. Ky i fundit kishte urdheruar ngrirjen e marredhenieve nje vit me pare pasi Bogota lejoi ushtrine amerikane qe te perdore shtate baza te ushtrise kolumbiane.
Cavez nderpreu marredheniet teresisht me 22 korrik atehere kur paraardhesi i Santos Alvaro Uribe akuzoi Venezuelen ne Organizaten e Shteteve Amerikane se po strehon 1500 guerile kolumbiane.
Australi
Qeveria shpenzon 28 milione dollare per blerjen e ujit
Australia do te shpenzoje 28 milione dollare per blerjen e ujit per produktet bujqesore qe do te ndihmoje rikonstruktimin e degeve te lumenjve te cilat jane goditur nga thatesirat ne pjesen jugperendimore te vendit. Autoritetet publikuan nje liste te gjate te masave per mbrojtjen e mjedisit jetesor si pjese e fushates parazgjedhore perpara zgjedhjeve parlamentare te 21 gushtit. Do ta blejme ujin e nevojshem per produktet bujqesore per ti kthyer ne gjendjen e meparshme lumenjte tha zevendeskryeministrja e Australise Xhulia Gijard.
Kine
Me shume se 1100 te vdekur nga rreshqitjet e tokes
Pas rreshqitjeve te tokes me pasoja shkaterrimtare ne veriperendim te Kines numri i viktimave eshte rritur ne me shume se 1100 vete njoftojne mediet shteterore. Me shume se 600 vete jane ne kerkim. Mijera ushtare dhe vullnetare vazhdojne te kerkojne te mbijetuarit. Ne pjesen tibetiane te provinces kineze Gansu ne fundjave lokalitete te tera te banuara u mbuluan nga masat e dheut. Sherbimi kombetar meteorologjik ka paralajmeruar per rreshqitje te tjera dheu. Shirat e vazhdueshme do te shtohen deri diten e premte dhe mund te shkaktojne orteke te tjere balte u tha.
12 Gusht 2010