Greqi, thirrjet raciste shtyhet gjyqi ndaj 39 ushtarëve grekë
ATHINË- Është shtyrë për në 16 Dhjetor gjyqi për 39 ushtarët grekë të akuzuar se hodhën parrulla raciste në paradën e 25 Marsit 2010 në Athinë.
Gjykata e Pireut shtyu për në 16 Dhjetor gjykimin e 39 ushtarëve, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit. Ndjekja penale është bërë nga përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit, Panajotis Demetriu.
Bëhet fjalë për paradën e 25 Marsit 2010, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, ku një togë ushtarësh bërtitën slogane raciste dhe antishqiptare, por edhe kundër turqve dhe maqedonasve.
"Grek lind, kurrë nuk mund të bëhesh" ose “me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë ",- ishin disa nga parullat që brohorisnin njerëzit e forcave speciale gjatë paradës.
Padia civile e Panajotis Dimitras, përfaqëson grupet etnike të prekura nga këto thirrje, shqiptaret, maqedonasit dhe turqit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)