Tirane. Grabiten me arme ne pranga 3 te rinj

Tre persona të akuzuar për vjedhje me armë të një taksisti dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Operacioni policor u finalizua me kapjen e 21-vjeçarit Bujar Leka, banues në Kamëz, 28-vjeçarit Eduart Muja si dhe 19-vjeçarit Murat Rexha, qe te dy banues ne Kukes. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se është shpallur në kërkim dhe nje person tjeter nga Lezha, i cili mendohet se eshte bashkautor i vjedhjeve.
"Gjatë ecurisë së hetimit rezulton se më datë 17 shtator 2011, shtetasi Bujar Leka në bashkëpunim, ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit automjetin tip benz në pronësi të shtetasit G.M, duke shfrytëzuar punësimin e tij pranë aktivitetit privat të këtij fundit. Po më këtë datë ky shtetas, ka kanosur dhe më pas ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën prej 4 mijë eurosh punëdhënësin e tij shtetasin G.M", bëri të ditur Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës.
Prej kohesh vjedhjet ne kryeqytet jane bere nje problem per policine, ndersa per kete jane hartuar masa specifike. Në më të shumten e rasteve autoret jane persona te cilet nuk banojne ne Tirane por e kryejne ketu aktivitetin e tyre kriminal; ndaj është parë i udhës edhe bashkërendimi I punës me drejtoritë e tjera të policive nëpër rrethe.
Jul Kasapi