E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregjistrimi ne Vlore INSTAT Vendoret te bashkepunojne

Në përgatitjet e fundit për fillimin e procesit të censusit më 1 tetor, INSTAT ka kërkuar nga qyteti i Vlorës bashkëpunimin e ngushtë të pushtetit lokal për të bërë të mundur regjistriminreal të ndryshimeve sociale dhe demografike në vendin tonë. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka bërë të ditur se censusi që kryhet një herë në 10 vjet, ndihmon dhe drejton realizimin e politikave sociale të një vendi.

“Censusi organizohet një herë në 10 vjet. Është një veprimtari shumë e madhe e cila shërben për të treguar çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 10 vjetëve, ndryshimet e mëdha demografike, sociale. Shërben për të treguar dhe gjendjen në të cilën ndodhemi dhe mënyrën për të hartuar sa më mirë politika sociale për zhvillimin e vendit. Do të kërkoja nga I gjithë pushteti lokal një bashkëpunim shumë të madh me ne sepse për t’i bindur njerëzit dhe për tu përgjigjur sa më hapur dhe sa më sinqerisht”- thotë Nurja.

Procesi i regjistrimit kërkon burime të mëdha financiare dhe teknike. Vetëm për qytetin e vlorës INSTAT ka aktivizuar 830 anketues të cilët pas trajnimit, më 1 tetor pritet të fillojnë punën në terren.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›