U dogj pallati. 4 familje ne Korce pa strehe
Pasojat e zjarrit që dogji katin e tretë të një pallati në lagjen numër 4 të Korçës dy muaj më parë tashmë, me fillimin e rreshjeve bëhen më të prekshme. Djegia e plotë e çatisë la në qiell të hapur katër familjet e katit të tretë të cilat janë strehuar në një konvikt të qytetit, ndërsa banorët e tetë familjeve të mbetura në katin e parë dhe të dytë janë në mëshirë të motit dhe përvec lagështirës vuajnë edhe mundësisnë e shkëndijave elektrike të cilat kanë djegur pajisjet e tyre elektroshtëpiake.
“Mbetëm me fshesha nëpër duar që të heqim ujin, por uji nuk hiqet. Prapë në shi po rrimë. Lagështira po rrezikon jetën tonë. Nga korrenti kam frikë”- tha një nga banoret e pallatit.
"Do mbushet tavani, do pijnë ujë panelet e do na zërë Brenda. Janë panele që prej 40 vjetësh dhe me një tel janë të lidhura. Lavatriçia mu dogj. Sa e vura në prizë ra në masë. Do na zërë ne do një ditë”- shpreh shqetësimin e saj një tjetër banore e ndërtesës.
Banorët e këtyre familjeve kërkojnë zgjidhje tek bashkia e qytetit, ndërsa kjo e fundit u ka bërë të ditur se nuk ka mundësi financiare për të ndërtuar çatinë e djegur. Situata për këto familje bëhet edhe më emergjente, në prag të dimrit me borë dhe temperature nën zero.
Jorgjeta Gjanci