Korce sherbim stomatologjik falas per moshat 0-18 vjec
Fëmijët e moshave 0 deri në 18 vjec në Korcë tashmë do të kenë mundësinë të marrin shërbimin stomatologjik falas në një klinikë të posaçme dentare. Me një staf prej 50 punonjësish, prej të cilëve 21 mjekë stomatologë, kjo klinikë do të kryejë trajtimin por edhe promocionin mjekësor në qytet. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vlerësuar qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor shqiptar, duke pranuar se ka vend për përmirësime të vazhdueshme.
"Në kohët e vështira që Europa është kapluar nga një krizë ekonomike e rëndësishme, ne vazhdojmë të ruajmë qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor i cili ka nëvojë për përmirësim të vazhdueshëm për të zgjidhur dhe cdo lloj problemi dhe cdo lloj pakënaqësie që mund të kemi këtu dhe që është normale që të zgjidhet. Por me bindjen e thellë që kjo reformë ka hyrë në shinat e duhura dhe praktikisht të gjithë i njohin mirë cilat janë të drejtat dhe cilat janë detyrimet mbi sistemin shëndetësor", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.
Ndërtesa e Klinikës dentare për fëmijët në Korcë ishte tejet e amortizuar dhe për rikonstruksionin e plotë të saj u investuan 10 milionë lekë. Klinika është e pajisur me aparatura moderne dhe ofron shërbim të plotë dhe falas për të gjithë fëmijët e qytetit të Korçës.
Jorgjeta Gjanci