E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunderpergjigjet Ruli Rama ti coje faktet ne Prokurori

Korrupsioni dhe abuzimet luftohen me fakte dhe jo me mllefe personale dhe politike. Me këtë mesazh i është drejtuar minsitri aktual i Bujqësisë Genc Ruli kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, pas akuzave që ky i fundit lëshoi në adresë të tij. Në një konferencë ku u fol vetëm për ccështjen Bulqiza, ish ministri i Ekonomisë tha se Partia Socialiste po mundohet të ngrejë një skandal, sipas tij të dështuar dhe për të krahasuar këtë ai e barazoi më cështjen Griselda.

"Dua ti kujtoj Edi Ramës së kam ardhur në politikë jo si një individ i dështuar në profesionin e tij, por si individ me reputacion profesional të konfirmuar. Sot listës së komplekseve personale të intelektualit Edi Rama i është shtuar rrezikshëm dhe pasojat e sindromës së humbjes. Edi Rama, udhëheqësi më i dobët që ka pasur ndonjëherë opozita në Shqipëri, ka krijuar një tipar unik. Këdo që sheh si shkaktar të humbjes ai nuk e quan kundërshtar, por armik të tij", deklaroi Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.

Para disa ditësh deputeti Sajmir Tahiri akuzoi në seancë plenare minsitrin Genc Ruli si një ndër personat kryesor të aferave korruptive në koncesionet e kromit në zonën e Bulqizës. Sipas deputetti Tahiri, Genc Ruli gjatë kohës që ka mbajtur postin e minsitrit të Ekonomisë ka ndihmuar atë që ai e quajti mafia e kromit. Menjëherë pas këtyre deklaratave, ministri Genc Ruli ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›