INSTAT Ryshfete per gjithcka. Mjeket me te korruptuar

Shqiptarët paguajnë më shumë ryshfete për mjekët, infermierët dhe policët. INSTAT dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara kanë rreth 3500 persona në të gjithë vendin, të cilët kanë nxjerrë në pah se korrupsioni është problemi i dytë më i rëndësishëm në vend, pas papunësisë. Specialistja e INSTAT, Anisa Omuri thotë se zonat rurale janë më të prekura dhe se femrat në Shqipëri japin më shumë ryfshet sesa meshkujt. Në Shqipëri, 19.3 përqind e të anketuarve theksojnë se kanë dhënë ryshfete në këmbim të një shërbimi më të mirë. 30 % e tyre e kanë dhënë rryshfetin me dëshirë, 10 % kanë qenë të detryuar nga zyrtarët dhe 60% e kanë dhënë rryshfetin në mënyrë të ndërmjetësuar nëpërmjet një personi të tretë.
"Dukuria e dhënies së ryshfeteve është më shumë e përhapur në zonat rurale se ato urbane, 21 për qind, kundrejt 17.7 për qind. Femrat në Shqipëri kanë tendencë të paguajnë më shumë ryshfete se meshkujt, 21 për qind, kundrejt 17 për qind. Në të shumtën e rasteve, rreth 99.6 për qind, pagesat kryhen në CASH në natyrë apo shërbime", tha Anisa Omuri, specialiste e INSTAT.
Nga 25% të të anketuarve për intervista pune në administratën publike, raporti për “korrupsionin në Shqipëri, ryfshfetdhënia sipas përvojës së popullsisë”, evidenton se në 9 % të rasteve, te rekrutuarit në administratën publike kanë paguar ryfshete.
Vlera mesatare e një ryshfeti të paguar në CASH në Shqipëri është 43 euro. Vlerat monetare më të larta janë rregjistruar në Maqedoni me 1212 euro, Mali i zi me 480 euro, Kroaci, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë me një kosto nga 400-200 euro. Shqipëria e ka vlerën mesatare më të ulët në të gjithë rajonin për dhënien e ryshfeteve, por është në top-listën e vendeve që japin më shpesh ryshfete.
Erjon Ajazi