Basha: Së shpejti karta bashkiake për studentët
TIRANË- Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha u angazhua për më tepër bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe Universiteteve në kryeqytet në shërbim të studentëve.
“Ka ardhur koha që bota Universitare e Tiranës dhe qyteti i Tiranës të nisin një partneritet të ri, një marrëdhënie të re, për të cilën jemi zotuar bashkarisht dhe ëpr të cilën po bëjmë të gjitha pregatitjet. Dhe unë dua t’ju informoj sot se ne jemi në rrugë të mbarë për të përfunduar një nga premtimet e mija kryesore kartën bashkiake të studentit, për cdo student të Universitetit të Tiranës dhe të gjithë Universiteteve të cilat rezidojnë në këtë qytet. Në po punojmë sëbashku me Këshillin Bashkiak anëtarë të së cilit janë edhe pedagogë të nderuar të Universitetit të Tiranës hartimin e planit urbanistik të Tiranës. Në këtë plan një nga ngjyrat më të rëndësishme urbanistike ngjyra e kampuseve apo kuruseve të reja Universitare në Qytetin e Tiranës”,- theksoi kryebashkiaku.
Në takim me studentët në kinoklubin e Qytetit Studenti, Basha premtoi së shpejti kartën studentore si dhe parashikimin e një fondi të vecantë në buxhetin e Bashkisë për studentët stazhierë.
“Në bashkëpunim me ju ne do ti përvishemi punës, me sektorin privat, në bashkëpunim me investitorët institucionalë për të filluar ndërtimin e një ndër kampuseve më moderne, ku jo vetëm të mësohet mirë, ku jo vetëm të shijohet jeta studentore si pjesë e pa ndarë e jetës studentore por do të hidhen hapat e parë në urën e rëndësishme që lidh botën akademike me botën e punësimit. Dhe dua të ndalem një cast dhe tju shpall se në buxhetin e vitit 2012 unë kam për qëllim ti paraqes Këshillit Bashkiak të Tiranës një buxhet , jo më pak se 1 milion euro për programin e stazheve për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë”,- deklaroi Basha.
(e.m/BalkanWeb)