E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njihuni me serumin kundër plakjes për një fytyrë më rinore

ISLANDË- Tashmë nuk është e nevojshme ti drejtoheni kirurgjisë estetike për një fytyrë më rinore, pasi në treg ka dalë në treg serumi Bioeffect EGF Serum.

Përbërësi kryesor i këtij serumi “Epidermal Growth Factor” përmban aktivues dhe proteina vitale të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e qelizave.

Vetëm një lugë gjelle, e produktit më të fundit të kirurgjisë estetike kushton 125 dollarë.

Produkti i lancuar në Islandë është përhapur në mënyrë popullore, duke bërë që një në pesë gra të besojnë në efektin e serumit rigjenerues.

Ekspertja e bukurisë Alice Hart-Davies dhe krijuese e godthingsbeauty.com tha se ishte e impresionuar me efektet rrënjësore të këtij produkti kozmetik.

“Serumi përmban një përbërës të quajtur Faktori Rritës Epidemik, i cili është provuar në shërimin dhe rinovimin e lëkurës, kështu që është një nga përbërësit, i cili është i njohur për efektet e tij të vërteta”,- u shpreh Hart-Davies
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›