E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, trafikonin kanabis, plagosin një polic grek

JANINE - Qëlluan mbi patrullën e policisë greke duke plagosur një polic dhe u larguan me shpëjtësi. 

Ngjarja ndodhi dje në rrugën nacionale Janinë-Kakavijë, ku të paktën dy shqiptarë, ende të paidentifikuar, pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, qëlluan në drejtim të makinës së policisë.

Në kilometrin 50 të rrugës, policia i bëri shenjë makinës të ndalonte për kontroll, por në këtë çast personat që ndodheshin brenda makinës hapën zjarr me Kallashnikov kundër policëve. Të paktën 15 plumba goditën në drejtim të policëve dhe njëri prej tyre u plagos. Edhe policia u përgjigj me zjarr, por sipas, njoftimeve makina u largua me një shpejtësi shumë të madhe dhe askush tjetër nuk është plagosur. 

Pas kësaj, policia greke gjeti në zonën e pyllëzuar të Janinës, makinën e braktisur (në foto) dhe 130 kg kanabis te ndarë në qese, gjithashtu të hedhur në pyll. Me sa duket personat që ndodheshin në makinë u larguan në këmbë për t’i shpëtuar ndjekjes. 

Policia e Janinës dhe policia shqiptare po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›