E Diel, 1 Nëntor 2026

I jep fund jetës së tij publicisti i njohur Ardian Klosi

TIRANE - Publicisti Ardian Klosi është gjetur i vetëvarur në banesën e tij pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ku jetonte vetëm kohët e fundit.

Ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes, por mësohet se publicisti ka lënë një mesazh për bashkëshorten e tij, shtetase gjermane me profesion fotografe.

Edhe më parë muajt e fundit, Ardian Klosi ka tentuar vetëvrasje, njëherë duke pirë ilaçe dhe një herë tjetër duke prerë damarët. Pas kësaj, 55 vjeçari u trajtua në psikiatri për më shumë se një muaj. Prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni dhe gjendje të rënduar psikologjike dhe ishte tërhequr nga aktivitetet e tij publike, si publicist, analist letrar dhe përkthyes.

Z. Klosi do të mbahet mend për kontributin e tij në shoqërinë civile dhe publicistikë, si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.

Adrian Klosi
(1957- 2012)
publicist, aktivist i shoqërisë civile

U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në 1981.

Ka marrë doktoratën në vitin 1990.

Nga viti 1993 - 1998 ka qëndruar në Gjermani.

Ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht.

Në shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramën), 1991: "Shqipëria zgjim i dhunshëm", 1993: "Quo vadis Shqipëri", 1997: "Shqipëria ç'mund të jetë"
Në gjermanisht: 1993: "Mbijetesë shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjermanisht - shqip" (me W. Fiedler)
Si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj.

I martuar me fotografen gjermane Jutta Benzenberg, dhe ka 2 vajza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›