E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO nuk do të lejojë dhunë ndëretnike në Kosovë

NATO ka tërhequr vërejtjen se nuk do të lejoj që tensionet ndëretnike në Kosovë të përshkallëzojnë në dhunë për shkak të zgjedhjeve në Serbi më 6 maj, lajmëron portali kosovar Telegraf. 

Gjenerali danez, Knud Bartels, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO, tha të enjten në Bruksel se batalioni për reagim të shpejtë gjermano-austriak, që aktualisht po vendoset në Kosovë, do të siguroj një ambient të qetë dhe të sigurt. 

Të enjten ka mbërritur në Kosovë edhe një zbarkim i 70 trupave gjermane të Batalionit të dytë të Forcës Operacionale Rezervë. Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili do të përfundohet deri të hënën e ardhshme. 

Përforcimet me trupa nga Gjermania dhe Austria, do ta çojnë në afro 7 mijë pjesëtarë, misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, të udhëhequr nga NATO.
Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë dhe as organizimin e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale nga ana e Serbisë për shtetasit me dyshtetësi. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›