Vetëvritet publicisti Ardian Klosi
Tiranë, vetëvaret në shtëpinë e tij publicisti Ardian Klosi 55 vjeç babai i dy vajzave. Publicisti i njohur është gjetur i vdekur në banesën e tij, Klosi ka lënë një mesazh telefonik për bashkëshorten e tij.
Ende nuk njihet shkaku i vetëvrasjes, e as teksti i mesazhit të lënë pak përpara kryerjes së këtij akti.
Publicisti Klosi, i cili prej disa muajsh po kurohej ndaj depresionit, që prej muajit Dhjetor kishte tentuar disa herë të vriste veten edhe në mënyra të tjera.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, publicisti mësohet se ka lënë një mesazh për bashkëshorten e tij, një shtetase gjermane me profesion fotografe.
Policia ka shkuar në vendngjarje për kryerjen e veprimeve të menjëhershme dhe ekspertimet paraprake po kryhen në shtëpinë e Klosit.
Mendohet se shkaku i vetëvrasjes të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike.
(ar.si/BalkanWeb)