E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, këpucëhedhësi, heroi i ditës

Gazetari irakian që ia hodhi
turinjve të dy këpucët
Presidentit Bush gjatë një
konference për shtyp në Bagdad,
është shndërruar në heroin e ditës
nga njerëzit e thjeshtë në vend,
por edhe në mbarë vendet arabe
dhe është konsideruar si "barbar"
nga qeveria. Reporteri shiit që ishte
shumë pak i njohur deklaroi se
ai e kishte bërë atë veprim i nxitur
nga i ati dhe tërbimi që ushqente
për Bushin për shkak të mijëra
viktimave të pafajshme në civilë
që gjetën vdekjen në Irak pas sulmit
amerikan në vitin 2003. Reporteri
televiziv ka qëndruar i
ndaluar edhe gjatë ditës së
djeshme, i akuzuar nga qeveria e
Irakut si një "barbar". Ai do të dalë
para gjyqit për fyerje të autoritetit
shtetëror të Irakut. Ndërkohë,
punëdhënësi i gazetarit ka
kërkuar lirimin e punonjësit të tij
dhe veç kësaj shumë demonstrues
të grumbulluar në disa
qytete të vendit kanë kërkuar të
njëjtën gjë. Madje, në disa qytete
demonstruesit kanë qëlluar me
këpucë karvanët me ushtarë
amerikanë. "Falë Zotit një akt i tillë
na i mbush zemrat me krenari",
bëri të ditur vëllai i gazetarit. Sipas
të cilit, irakianët që duan të
bëjnë atë që bëri gazetari janë të
shumtë dhe se akti i tij ishte një
akt rebelimi në emër të të gjithë
jetimëve, baballarët e të cilëve nuk
jetojnë për shkak të pushtimit të
amerikanëve. Në konferencën e
fundit për shtyp të Bushit në Irak,
gazetari para se të hidhte këpucët
në drejtim të Bushit i tha: Kjo është
lamtumira jonë për ty o qen".
Në kontekstin e Lindjes së Mesme
t‘i hedhësh këpucët dikujt
është fyerja më e rëndë që mund
të bësh. Për qeverinë, akti i tij ishte
një akt barbar që nuk kishte të
bënte me rolin e medias në Irak.
Ndërkohë, stacioni televiziv ku
është i punësuar gazetari transmetoi
gjatë gjithë kohës muzikë
patriotike me fytyrën e gazetarit
të fiksuar në ekran. Në edicionin
e lajmeve u kujtohej autoriteteve
shtetërore dhe atyre amerikane se
çdo manovër për të dënuar gazetarin
do të binte ndesh me liritë e
të drejtat e njeriut dhe të njerëzve
të medias, aq fort të propaganduara
nga vetë amerikanët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›