Greqi, vendi në normalitet pas përfundimit të grevës
Përfundon greva 24 orëshe në Greqi. Vendi fqinj që nga mesnata e së martës u përfshi në një grevë 24-orëshe të nënpunësve shtetërorë, por edhe atyre privatë, që kundërshtojnë paketën e masave qeveritare. Nga mesnata e së martës asnjë fluturim nuk regjistrua nëpër aeroportet greke. Kontrollorët e trafikut ajror marrin pjesë në grevën 24-orëshe të sektorit publik por edhe atij privat. Greva përfshinte punonjësit e zyrave fiskale, doganat, shoqëritë e sigurimeve, bashkitë, prefekturat, madje edhe shkollat e mesme, universitetet por edhe spitalet. Megjithatë pas përfundimit të grevës së paralajmëruar më herët, në Greqi ka nisur puna dhe gjithçka i është kthyer normalitetit. Nënpunësit shtetërorë u kundërvihen shkurtimeve prej 5% të të ardhurave të tyre, por edhe shtimit të mesatares së viteve për të dalë në pension nga 61,4 në 63,4 vjeç.