E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/ Përkujtohet revolucioni, protesta të opozitës

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në grumbullimet pro qeveritare për të përkutjuar 31 vjetorin e revolucionit islamik. Përvjetori i këtij viti, përkon në kohën e krizës më të keqe në Iran që nga viti 1979. Më herët udhëheqësit e opozitës iraniane bënë thirrje për protesta anti qeveritare. Ndërkaq raportohet se Mehdi Karrubi, një nga drejtuesit e opozitës, dhe ish presidenti Mohamed Hatami, janë sulmuar mëngjesin e së enjtes. Lajmi u bë i ditur nga i biri i Karrubit. Autoritetet kanë thënë se forcat e sigurisë janë të gatshme të përballen me çdo protestë të opozitës. Më 11 shkurt , Irani celebron 31 vjetorin e revolucionit islamik, dhe për këtë arsye, mijëra iranianë, mbështetës të qeverisë, janë mbledhur për të përkujtuar këtë datë. Presidenti Mahmoud Ahmadinedjad tha në një miting se armiqtë e Iranit po e përdornin çështjen bërthamore dhe atë të të drejtave të njeriut për të dominuar në rajon. Gjithashtu ai ka deklaruar se Irani kishte prodhuar sasinë e parë të uraniumit të pasuruar në masën 20 përqind dhe se mund të pasuronte deri në masën 80 përqind. Ndërkaq ka të dhëna edhe për protesta të opozitës në Teheran dhe në Tabriz, ku bëhet me dije se ka patur përplasje me policinë. Kjo është dita më e rëndësishme e kalendarit politik të Iranit. Në ditën e revolucionit po zhvillohen aktivitete në mbarë Iranin, por grumbullimi kryesor është në sheshin Azadi të Teheranit. Ahmadinejad tha në miting se Irani tani ishte 'shtet bërthamor'. "Do të shaktërrojmë Izraelin, një herë e përgjithmonë nëse do të sulmohemi nga sionistët", ka deklaruar ndër të tjera presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad gjatë një bisede telefonike me sirianin Bashar Al-Assad. Nga të tjera të dhëna, është raportuar se është vrarë një vajzë 27 vjeçare në Teheran, gjatë përleshjve ndërmjet manifestuesve reformistë dhe forcave të sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet internetit, dhe nuk është konfirmuar nga zyrtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›