Greqi, vijon përplasja e fortë mes taksistëve e qeverisë
ATHINË - Në shtetin helen vijon përballja e ashpër mes pronarëve të taksive dhe ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Giannis Ragousis pas vendimit të qeverisë për liberalizimin total të profesionit.
Sot Ragousis do të informojë për gjendjen parlamentarët e Pasokut, të cilët janë shprehur kundër mënyrës sesi ai po e menaxhon çështjen, ndërkohë mësohet se do t'i kërkojnë të fillojë dialogun me taksistët.
Ndërkohë taksistët po përgatiten për një grevë dhe manifestim të madh sot pasdite përpara godinës së Parlamentit, pikërisht kur do të zhvillohet takimi i ministrit me parlamentarët e partisë së tij.
Edhe në nivel politik po zhvillohet një përplasje e fortë mes qeverisë dhe opozitës lidhur me liberalizimin e profesionit.
Zëdhënësi i Demokracia së Re, Giannis Michelakis sulmoi ashër verbalisht kryeministrin Jorgo Papandreou, duke e konsideruar ''një observator të papërgjegjshëm'' lidhur me problemin e taksive dhe e ftoi to merrte një qëndrim mbi gjendje e rënduar të situatës së komplikuar që po ndodh mes dy prej ministrave të tij.
(e.m/ansa/BalkanWeb)