E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Breivik: Im bir më mirë të kishte vrarë veten

OSLO- Babai i Anders Behring Breivik, personit të akuzuar për masakrën në Norvegji, ku humbën jetën 76 persona, deklaron se është i shokuar nga ngjarja dhe se nuk do të ketë më asnjë kontakt me të birin.

“Im bir më mirë te kishte vrarë veten, se sa të vriste gjithë ata njerëz”,- ka deklaruar Jens Breivik, i cili jeton prej vitesh në Francë. Ish-diplomati ka thënë se është tepër i tronditur dhe se nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie me të birin.

Avokati i Breivik ka thënë para gazetarëve se familja e tij nuk ka dashur ta shohë, dhe se në një farë mënyre ata e kanë braktisur.

Ai e ka përshkruar Breivik si një njeri të ftohtë që nuk është aspak në kontakt me realitetin.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›