E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Populli grek shpëtoi nga falimentimi

ATHINË- Populli grek shpëtoi nga zgjedha e falimentimit dhe tashmë mund ta vështrojmë të ardhmen me optimizëm më të madh, deklaroi kryeministri grek. Jorgos Papandreu duke paraqitur rezultatet e samitit të Eurozonës në mbledhjen e këshillit të ministrave.

"Jetojmë krizën më të madhe të dekadave të fundit, por arritëm të marrim kushte të fuqishme sigurie", nënvizoi Papandreu.
"E bëmë të menaxhueshëm problemin e borxhit. Bëra një betejë vetëmohuese, me një disproporcion kritik për përgjegjësinë time", theksoi ai.

"Ne, si Greqi, bëjmë punën tonë, bëjmë sakrifica të cilat nuk mund të jenë peng i tregjeve, as i mosvendosmërisë së Europës dhe mbi këtë bazë negociuam në samit", tha kryeministri grek.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›