Stefanovic: Presim përgjigjen e Prishtinës për embargon
BEOGRAD- Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanovic ka deklaruar se vendi i tij është në pritje të përgjigjes së Prishtinës në lidhje me ofertën e palës serbe që njësitë e policisë kosovare të tërhiqen nga postblloqet që i kanë marrë mbrëmjen e djeshme.
Agjencia e Lajmeve Europa e Lirë bën me dije se Stefanvoic, së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, kanë mbërritur mbrëmë në Prishtinë, pas informacioneve për aksionin e policisë së Kosovës dhe grumbullimit të qindra serbëve në veri, të cilët përpiqeshin të pengonin njësitë sepciale të policisë të cilat u vendosën vendosën në pikën kufitare numër 1, përkatësisht në pikën kufitare të Jarinjes.
"Komandanti i KFOR-it aktualisht po konsultohet me kryeministrin Hashim Thaci, sepse ai nuk ka përgjegjësi që të tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës", ka thënë për mediat serbe, Stefanovic.
Mediat serbe njoftojnë se Bogdanovic dhe Stefanovic gjatë natës janë takuar në Leposavic me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, nga i cili kanë kërkuar kthimin e gjendjes së mëparshme, saktësisht, tërheqjen e forcave kosovare.
(e.m/BalkanWeb)