Shkup, falimenton A1, 230 gazetarë e punonjës humbasin punën
SHKUP- Drejtësia maqedonase tha se televizioni i parë privat në vend, A1, ka falimentuar. Sipas tyre stacioni u detyrohet rreth 30 milionë euro kreditorëve të ndryshëm - 9.5 milionë prej të cilave janë taksa të papaguara.
Mbi 230 gazetarë dhe punonjës të televizionit do të humbasin punën pas mbylljes së A1-shit, i cili filloi transmetimet në vitin 1993.
Pronari i tij, Velija Ramkovski - i cili krahas A1-shit mbante dhe tri gazeta që tashmë janë mbyllur - u arrestua vitin e kaluar nën dyshimet për evazion fiskal.
(s.g/rel/balkanWeb)