E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Veprimet e policisë, kërcënojnë dialogun

PRAGË- Presidenti i Serbisë,  Boris Tadic deklaroi sot se përdorimi i dhunës nga ana e policisë kosovare në Bërnjak edhe Jarinë kërcënon bisedimet midis dy vendeve

"Mund të kërcënojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është një kërcënim për procesin e paqes që të shkojë deri në fund, para se të jepte rezultate të dukshme dhe konkrete",- theksoi Tadic.

Ndërkohë Tadic ka bërë publike lajmin se ka biseduar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton, ku mësohet se i ka komunikuar se veprimet e policisë kosovare janë të papranueshme.

Mediat vendase bjënë me dije se presidenti serb i bëri këto deklarata nga Praga, ku i është dorëzuar çmimi për promovimin e lirisë dhe të demokracisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›