E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, viktimë e dhunës policore edhe qeni Lukanikos

ATHINE- Dhunën e ushtruar nga policia dje në protestë mbi qytetarë e gazetarë e dëshmon edhe kjo foto, ku qeni që është bërë i famshëm për shkak se merr pjesë në protestat greke, i quajtur Lukanikos, u bë viktimë e një sulmi të rëndë nga policia.

Siç shihet në fotografinë që u publikua disa orë pas përfundimit të demonstratave, Lukanikos bëhet viktimë e dhunës së një njeriu, i cili është përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe për të shmangur incidente të mëdha.

Ky qen ka qenë i "pranishëm" në të gjitha demonstratat e viteve të fundit në qendër të Athinës, fakt që i ka kaluar tashmë kufijtë e Greqisë dhe është bërë objekt i shkrimeve dhe edicioneve të lajmeve ndërkombëtare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›