E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, shtyhet votimi i pr/ligjeve që kërkojnë 3/5

TIRANË- Nisi rreth orës 11:00 seanca e sotme e Kuvendit, ku pritet  të vihet sërish në provë pozita dhe opozita pasi një sërë draftesh ligjore të parashikuara për seancën e sotme kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar votash. Fillimisht në shqyrtim u mor pr/ligji "Për një ndryshim në ligjin "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë" të ndryshuar".

Rendi i ditës së seancës është mjaft i ngjeshur. Beteja politike do të rihapet sot pasi për votim janë pr/ligjet për gjykatën administrative, ndryshimet në kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.

Të gjitha këto nisma ligjore kërkojnë 84 vota. Nuk dihet ende qendrimi i socialistëve për seancën e sotme por kujtojmë se më herët këto pr/ligje janë shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit. Në rendin e ditës është përfshirë edhe ligji mbi transmetimet radio-televizive, miratimi i buxhetit faktik për vitin 2010.

Në seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti i PS Erjon Brace, por ajo është shtyrë për javën tjetër

RUCI: NUK KEMI MARRË PËRGJIGJE PËR OFERTËN, PATOZI: HIQNI POSTBLLOKUN PËR INTEGRIMIN
Ora 12:35 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci gjatë fjalës së tij theksoi se opozita po pret akoma përgjigje për propozimin e Paktit Kombëtar prej 10 pikash.

“Jo nuk doni mos integrimin, kemi kaq ditë dhe paktit të ofertës tonë nuk i është dhënë përgjigje institucionale”.

Nga ana tjetër homologu i tij demokrat akuzoi Partinë Sociliste se po ndjek rrugën e bllokimit për integrimin e vendit, ndërkohë që pak ditë e ndajnë vendin nga dhënia e vendimit për fatin e Shqipërisë.

“Jemi të gatshëm të plotësojmë 12 pikat e Komisionit Europian dhe 52 rekomandimet të OSBE/ODIHR dhe cdo standart të Parlamentit Europian. Kjo është përgjigjiaa jonë. Ne nuk ju imponojmë konceptet tona, por kemi një kërkes në interes të qytetarve, hiqni postbllokun e integrimit.

BODE: PS KA SHITUR 95% TË FRIMAVE PIRAMIDALE
Ora12:05 Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se ndryshimet e propozuara në ligjin "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë, të ndryshuar", synojnë bërjen atraktive të pronave të mbetura të bllokuara për mungesë interesi.

Bode akuzoi Partinë Socialiste për mënyrën e shitjes së 95 % të pronave të ashtuquajtura firma piramidale.

"Kush i mori pronat e këtyre firmave. PS ka shitur 95 % të këtyre aseteve. Me çfarë çmimi janë shitur këto prona dhe kujt u janë dhënë pronat e firmave piramidale për të shlyer çdo qindarkë lekët që morën përsipër në fushatën e vitit 1997",- u shpreh Bode.

Opozita e kundërshtoi p/ligjin me argumentin se këto ndryshime nuk do të mund të sjellin rezultate në atë që synohet.

(m.a/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›