E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, enciklopedia antishqiptare ende në treg

SHKUP- Enciklopedia Maqedonase, e cila shprehet kundër shqiptarëve po shpërndahet dhe shitet në gjithë Maqedoninë, raporton agjencia e lajmeve INA.

Pavarësisht zërave për tërheqjen e botimit të kësaj vepre, deri tani janë shpërndarë me qindra mijëra kopje nëpërmjet formateve të ndryshme DVD dhe CD.

Mësohet se encilopedia ka nxitur kureshtjen e saj tek intelektualë dhe studentë maqedonas për shkak të përmbajtjes së saj, me pohime fyese për shqiptarët.

Encklopedia maqedonase hapi një debat të madh në radhët e akademikëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas shqiptarëve, botimi fyente shqiptarët të cilët i cilësonte si barbarë dhe racë e ardhur në Ballkan, duke rënë ndesh me faktet historike të cilat sipas studiuesve kanë vërtetuar se shqiptarët janë autoktonë.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Agim Çejku këtë javë ka shprehur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar".
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Deklarata e Çejkut, reagon Shkupi: Ai po dëmton marrëdhëniet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›