E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma për Greqinë, mblidhet sot Samiti i BE

BRUKSEL- Do të zhvillohet sot në Bruksel samiti i jashtëzakonshëm i BE, ku liderët e vendeve të eurozonës, do të mblidhen për të gjetur një zgjidhje për krizën greke, qëndrueshmërinë e borxhit dhe pjesëmarrjen e kreditorëve privat në program.

Në Bruksel u zhvilluan konsultime me kreditorët privatë dhe me ministrat e financave të shteteve anëtare të zonës euro, për të gjetur një zgjidhje konkrete.

Sipas burimeve diplomatike, kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozy, kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për përballimin e krizës së borxheve në eurozonë, qëndrim që do të paraqitet në takimin e sotëm.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›