E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia BE-së: Po sna ndihmuat ju, do ti drejtohemi FMN-së

Bruksel, 19 mars, NOA Nëse Bashkimi Evropian nuk do ti japë asnjë ndihmë Greqisë për të kapërcyer krizën e saj ekonomike, ajo ka për tiu drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Një kërcënim i tillë ka mbërritur në Bruksel nga vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit nëse BE nuk do të ketë një plan ndihme për Greqinë, asaj nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të thërrasë në ndihmë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Prandaj ai u kërkoi kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së, që në takimin e nivelit të lartë që mbahet javën e ardhshme të marrin një vendim për ndihmat financiare. Ndërsa lidhur me faktin e ndonjë përjashtimi të mundshëm të Greqisë nga Eurozona, Papandreu e cilësoi si një gabim jo vetëm për Greqinë, por për gjithë Bashkimin Evropian".

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›