Ministria e Financave nis në prill rikthimin e Bonove të të përndjekurve
Kthimi i bonove të privatizimit tek investitorët do të nisë në 1 prill të këtij viti. Procedura do të zgjasë 6 muaj, deri në fund të shtatorit të këtij viti. Rialokimi do të kryhet nga bankat e nivelit të dytë. Burime zyrtarë nga Ministria e Financave bënë të ditur dje
se rishpërndarja e bonove të privatizimit dhe e letrave me vlerë të të përndjekurve të investuara në fondet e investuara të krijuara në përputhje me ligjin për fondet e investimeve. Ndërkohë që bonot që do të mbeten pa u shpërndarë do të asgjësohen nga Ministria e Financave në bazë të një akti normativ, i cili pritet të hartohet menjëherë pas skadimit të afateve për rishpërndarjen e tyre.
Projekti
Projekt udhëzimi Për procedurat dhe afatet e rishpërndarjes së bonove të investuara në fondet e Investimeve të krijuara në përputhje me ligjin nr. 7979 datë 26. 07. 1995 Për Fondet e Investimeve, është akti nënligjor i hartuar në zbatim të pikës 4 të nenit 137 të ligjit nr 10198 datë 10.12. 2009 Për sipërmarrjet e investimeve kolektive. Sipas kësaj dispozite Ministria e Financave me hyrjen në fuqi të ligjit, është autorizuar të rregullojë me udhëzimin e procedurave dhe afatet e rishpërndarjes së bonove të privatizimit të investuara në fondet e investimit. Projekti përcakton që rishpërndarja e bonove të privatizimit dhe e letrave me vlerë të të përndjekurve të investuara në fondet e investuara të krijuara në përputhje me ligjin për fondet e investimeve, do të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë që kanë shërbyer si banka depozitore të fondit përkatës. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e financave mësohet se afati i rishpërndarjes do të fillojë në datën 1 prill të këtij viti dhe do të vijë deri në datën 30 shtator të po këtij viti. Ndërsa në lidhje me tarifat e rishpërndarjes do të jenë bankat e nivelit të dytë ato që do të përcaktojnë komisionet në bazë të tarifave që aplikojnë bankat për këtë proces.
Urdhri
Urdhri që pritet të zbatohet së shpejti nga Ministria e Financave parashikon që çdo individ i interesuar duhet të tërheqë bonot e investuara sipas legjislacionit në fuqi pranë bankës përkatëse. Autoriteti i përgjegjës për përcaktimin e dokumenteve identifikuese dhe dokumentacionit të nevojshëm, është vetë banka. Kthimi i bonove do të bëhet në vlerën e investuar. Bankat depozitare duhet të paraqesin raportin me shkrim pranë Ministrisë së Financave në lidhje me sasinë e rishpërndarë të bonove si dhe sasia e mbetur pa shpërndarë, Procedurat e asgjësimit të bonove të mbetura do të rregullohet me një akt të veçantë në përputhje me legjislacionin e fushës. Në rast se individi që ka investuar fondin e investimit rezulton i vdekur kthimi i bonove të depozituara do të bëhet në përputhje me Kodin civil që rregullojnë trashëgiminë.
Ornela Manjani