E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: Nuk dalim nga Eurozona

Greqia përjashton në mënyrë kategorike mundësinë që të dalë nga zona euro, megjithëse frika e Europës ndaj këtij vendi, është gjithnjë e më shumë në rritje. Spekulimet për një dalje nga zona euro janë absurde- shkruajnë agjensitë e lajmeve ndërsa citojnë burime zyrtare greke. Përjashtoj kategorikisht që Greqia të lërë zonën euro'', deklaroi ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinu, për të përditshmen gjermane ''Die ëelt''. Ai u shpreh optimist për mundësitë e Greqisë për rregullimin e financave publike dhe ritheksoi se Athina mund t'ia dilte dhe e vetme në këtë situatë. "Ne do të rregullojmë vetë problemet tona buxhetore. nuk i kemi kërkuar mbështetje financiare askujt dhe nuk presim asnjë ndihmë nga jashtë'', theksoi ministri grek i financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›