E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat e vjetra nga Shqipëria, Diamanti: Do t'i sjell në arkivin e filmit

Deri tani pjesa më e vjetër e filmuar në Shqipëri i përket 14 marsit të vitit 1914 në Durrës kur mbërriti Princ Wiedi. Ishte një kamera austriake që fiksoi atë ceremoni historike dhe kjo pjesë orgjinale e filmit ndodhet sot në institutin LUCE në Itali. Por si kjo pjesë filmike ka edhe të tjera që ndodhen në arkivat e filmave të shteteve të tjera. Pikërisht për këto pjesëza filmike drejtoresha e re e Arkivit Qendror të Filmit Elvira Diamanti premton që do të bëhen pjesë e arkivit të filmit shqiptar.
Në intervistën e dhënë për "Ora News" Elvira Diamanti ka treguar edhe për projektet që ajo ka si drejtoresha e Arkivit Qëndror të Filmit ku synohet fillimi i rikrijimit të kritikës së filmit.
Gjithashtu Diamanti u shpreh se filmi gjendet në kushte optimal përsa i përket sigurisë së tij. Për këtë janë marrë masa për mbrojtjen e tyre ndaj zjarrit si dhe pastrimi i shiritave .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›