Çelsi i kualifikuarAnçeloti me rezervatndaj Kopenhagen
DANIMARKE- Fitorja 2-0 në Danimarkë i lejon Karlo Ançelotit të bëjë eksperimente dhe në fakt, trajneri italian i Çelsit do të veprojë pikërisht kështu në përballjen e nesërme ndaj FC Kopenhagen. Ai ka bërë të ditur se futbollistë si Fernando Torres apo Mikael Esien mund të qëndrojnë pushim në kuadër të sfidës me Mançester Sitin në fundjavë. “Nuk mund ta them që tani se kush do të luajë, por Torres mund ta bëjë pushim, - rrëfeu Ançeloti. – Dua të bëj rrotacion në këtë ndeshje. Skuadra ime më e mirë nuk ka vetëm 11 futbollistë. I kemi të gjithë lojtarët në formë dhe do të bëj ndryshime”, shtoi ai. Çelsi gjithsesi mund të quhet i kualifikuar, pas fitores 2-0 në Kopenhagen, falë golave të Nikolas Anelka. Pavarësisht deklaratave të Ançelotit, trajneri i danezëve Stale Solbaken nuk beson shumë. “Jam i sigurt se Torres do të luajë dhe ata do të pasojnë shumë tek ai, në mënyrë që të zhbllokohet. Anelka nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Blekpulit, kështu që s’është çudi të kuptohet se ata do të përbëjnë dyshen e sulmit”, deklaroi Solbaken.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)