E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia arrin marrëveshjen për reduktimin e borxhit

Evangelos Venizelos

Greqia është shumë afër marrjes së ndihmës së dytë pas plotësimit të kushteve të kërkuara nga BE dhe FMN. Ministrat e financave të vendet të eurozonës janë shprehur se Greqia është drejtë përmbushjes së kushteve për të marrë 130 miliard euro ndihmë.

Sot problemi u zgjidh është shprehur presidenti i Francës Nikola Sarkozi. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos e ka cilësuar këtë hap si sukses të jashtëzakonshëm.

Në komunikatë e bërë nga Jean-Claude Juncker, presidenti i 17-vendeve të eurogrupit tha se kushtet e kërkuara janë në realizim e sipër për miratimin përfundimtar të planit kombëtar për marrjen e borxhit.

Marrëveshja është arritur pasi kreditorët kanë pranuar të falin një pjesë të mirë të borxhit. 85.8% e subjekteve kombëtare të mbajtësve të borxheve dhe 69% e subjekteve ndërkombëtare kanë pranuar marrëveshjen për faljen e një pjese të mirë të borxhit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›