E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për shëndetësinë: Korrupsion kapilar me prapavijë politikë

“Secili sipas mundësive, shteti për të gjithë”. Nën këtë moto kreu i Partisë Socilaste ka mbajtur diskutimin e tij në tryezën e shëndetësisë, si vazhdimësi e programit të PS-së, për një “Rilindje shqiptare”. Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se sistemi shëndetësor shqiptar është kapur nga korrupsioni, për të kënaqur koalicionet partiake. Sipas Ramës nuk janë vetëm qyetarët që vuajnë këtë papërgjegjshmëri të sistemit shëndetësor por dhe vetë punonjësit e shëndetësisë që trysnohen nga tutela drejtuese. Për Ramën ndarja e pacientëve në bazë të sigurimit është padrejtësi totale, ndërsa shtoi se do të heqin TVSH-në, do të investojnë në modernizimin dhe paisjen e spitaleve duke kthyer besimin e qytetarëve në spitalet publike.
 

“Shërbimi shëndetësor është një e drejtë e cdo qytetari. Politika jonë bazohet në parimin “secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”. Modeli ka dështuar dhe kalbet i gjallë mbi tokë nga korrupsioni kapilar. Sistemi kontributiv aktual është regresiv. Ne kemi një sistem shëndetësor, ku më shumë se gjysma e pagesave bëhet nga xhepi, pasi modeli dhe politika janë të ndërtuara në parimin secili për vete dhe zoti për të gjithë. Tarifat për të pasiguruarit u rriten katër deri në pesë herë në tetor po kështu dhe TVSH. Jemi vendosur të heqim TVSH. Jemi të bindur se politikat aktuale garantojnë vetëm rrënimin e shëndetësisë, nuk ka dështuar vetëm modeli por ai kalbet në tokë nga korrupsioni kapilar. Shërbimi shëndetësor që do të ngremë do të jetë blerësi unik kombëtar, nuk do ti ndajmë në të siguruar dhe të pasiguruar për t`ju ofruar shërbimin. Shëndetësinë jopublike dhe atë të arsimit e vlerësojmë si partnere të fuqishme, por nuk e mendojmë të katandiset si sot. MSH sot është haptaz një organizatë partie, në shërbim të një partie të koalicionit. MSH prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit si një trofe e një partie të vogël, ku të gjitha paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmbë sistemin e saj janë kthyer në rroga për anëtarët e partisë. Programi jonë për një rilindje shqiptare do ti japë fund këtij kalvari. Shëndetësia sot nuk parandalon, nuk kuron, nuk reabiliton, nuk shpëton, në sistemin e saj në terësi. Qytetarët marrin një shërbim gjithnjë e më tepër të pasigurt dhe gjithnjë e më tepër jodinjitoz. Edhe vetë punonjësit e shëndetësisë janë lënë në kushte mjerane nën tutelën e drejtimit politik, injorant dhe nën kanosjen e sigurisë fizike duke krijuar një klimë pasigurie. Sfida jonë është tu rikthejmë qytetarëve besimin e humbur në shëndetësinë shqiptare dhe tu krijojmë profesionistëve që të rifitojnë besimin. Sistemi i sotëm e stimulon korrupsionin dhe diskriminimin në masë qoftë të qytetarëve, ashtu dhe të stafit mjekësor. Paratë publike dhe pse të pamjaftueshme në fakt nuk shpenzohen për shëndetësinë publike, por shpërdorohen në mënyrë kriminale”-tha Rama.

Kryesocialisti e sheh me shqetësim edhe mungesën e ilaceve në spitale ashtu edhe cmimin e tyre, ku garantoi se nuk do tëketë shitje ilacesh me cmim më të shtrenjtë se në vendin e saj origjinë.
“Shëndeti publik është një shërbim i përbashkët, por dhe një tregues i zhvilimit shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Sot në 1/5 e territorit të vendit nuk ka shërbim mjekësor.Të gjithë do të jenë të siguruar, sepse do të jetë shteti që do të blejë shërbimin. Gjendja e spitaleve publike është e mjerueshme. Mungesa e ilaceve në spitale është një dukuri kronike, aq sa shqiptarët janë mësuar të shkojnë në spital me ilace me vete. Ne do të hapim kantierin e shëndetësisë, qoftë për personelin, ashtu dhe të sëmurët. Ulja e cmimeve të ilaceve është një sfidë më vete. Asnjë produkt farmaceutik nuk do të shitet me cmim më të lartë se vendi i origjinës. Mësuesi, mjeku dhe polici janë tre figura kryesore të cilëve do tu kthejmë dinjitetin.Zgjidhja është e qartë, një rilindje shqiptare apo një rrënim në vazhdim”përfundoi Kreu i PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›