QKR e Kavajes shkon ne fshat

E premte 09 Mars 2012 1725
BASHKIA E TIRANES2200 biznesmene te Kavajes duhet te shkojne ne Synej per procedurat e regjistrimit pasi zyra e QKR eshte zhvendosur nga qyteti ne fshat. Tregtaret e konsiderojne absurd kete vendim te drejtorit te Qendres Kombetare te Regjistrimit per hapjen e nje zyre ne fshatin ku nuk operojne as 40 biznese.
Edhe Bashkia e Kavajes qe drejtohet nga socialsiti Ervis Rroshi ka reaguar ashper ndaj ketij vendimi madje ka kerkuar zgjidhje nga kryeministri. Zhvendosja e zyres se QKR ne Synej 4 km larg qytetit te Kavajes ka lene pa pune edhe specialistet e trajnuara posacerisht ne Tirane per procesin. Nderkohe kreu i QKR Tom Kola ka argumentuar per mediat se shkak i mbylljes eshte bere pengesa e punes prej kater muajsh nga bashkia e Kavajes qe sipas tij nuk ka lejuar pastrimin dhe rregullimin e pajisjeve te zyres. Mbyllja e QKR ne Kavaje javen e kaluar shkaktoi perplasje mes punonjesve te bashkise dhe forcave te rendit qe shoqeronin inspektoret e qendres kombetare.
Komente
Facebook