E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, parlamenti ratifikon marrëveshjen për hyrjen në BE

Parlamenti i Kroacisë

Kroacia ka hedhur dhe hapin e fundit të saj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është parashikuar të ndodh zyrtarisht me 1 korrik të vitit 2013-të. Parlamenti kroat ka ratifikuar marrëveshjen për hyrjen vendi në BE, me 136 vota pro nga 151 deputetë gjithsej.

Marrëveshja për hyrjen e saj në BE u nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel ndërsa në janar kroatët mbajtën referendum për këtë çështje, për të cilin u shpreh 66% e qytetarëve pro.

Duke folur para miratimit, kryeministri Zoran Milanoviç tha se BE do të thotë të arrish një jetë më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët.

Para hyrjes, 27 vendet anëtare të BE-së do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen. Deri tani një gjë të tillë e kanë bërë Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Malta dhe Italia.

Deri tani vetëm Sllovenia nga gjashtë ish-republikat e Jugosllavisë është bërë anëtare e BE-së. Dekadën e fundit Kroacia ka pasur një rritje të madhe ekonomike, e mbështetur nga investitorët e huaj dhe rritje të turizmit në bregun e Adriatikut por ekonomia e saj është prekur shumë nga kriza globale ekonomike.

Në vitin e fundit të negociatave për anëtarësim ajo rriti përpjekjet për luftimin e korrupsionit, duke nxjerr para gjyqit shumë zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Ivo Sanader, për ryshfet. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›