E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, bursa për teknologji informacioni



Greqia shpall Programin e Bursave për studime universitare dhe pasuniversitare për kandidatë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të Teknologjisë (A.E.I dhe T.E.I) për vitin akademik 2010-2011. Këtë bën me dije zyra e marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Arsimit të vendit tonë. Sipas deklaratës për media, aplikantët për studime universitare ose pasuniversitare, të cilët nuk e njohin gjuhën greke, do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të kësaj gjuhe për një vit akademik, i cili fillon në shtator 2010. “Formularët e aplikimit dhe materiale të tjera informues për këto bursa mund të tërhiqen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH”, bëri me dije zyra e shtypit. Sipas saj, për mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, apo për detaje të tjera, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 04 2230197, ose mund t’i referohen adresës së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›