E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia dhe Austria i kërkojnë BE-së anëtarësimin brenda 2014-s të shteteve të Ballkanit

Dy ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Austrisë, respektivisht Dimitris Droutcas dhe Majkëll Spindelexher, kërkojnë shpejtimin e disa hapave nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor për vitin 2010. Letra i është dërguar ministres së Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton dhe gjithë shefave të diplomacisë së vendeve anëtare. Në tekstin e përbashkët të të dyja shteteve drejtuar BE-së listohen shtatë kërkesa, mes të cilave:
të rriten përpjekjet e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi me komisionin, në kornizën e vlerësimit të aplikimeve të tyre për anëtarësim në BE, si dhe të përmbushen objektivat që kanë mbetur në hartën e rrugës për heqjen graduale të vizave hyrëse të Shqipërisë e Bosnjë-Hercegovinës në vendet e BE-së. Ndërsa pesë pikat e tjera që lidhen me vendet e tjera të rajonit janë: të përfundojnë negociatat me Kroacinë; të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe të hapen negociatat për Maqedoninë. Më tej në letër shkruhet se duhet të bëhet progres nga Serbia në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshi dhe shkrirjen e marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Gjithashtu kërkohet të bëhet progres specifik për Kosovën, si dhe të forcohet roli në Bosnjë-Hercegovinë, me qëllimin e vetëm të integrimit europian të këtij vendi. Në këtë letër, dy vende anëtare të BE-së përshëndesin vendimin e presidencës spanjolle që të mbahet një konferencë e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor me rastin e 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit. Dhe, mbi të gjitha, të caktohet data 2014 si data historike për anëtarësimet e tyre në BE. Dy ministrat theksojnë se integrimi europian i Ballkanit Perëndimor është prioritet dhe garanton stabilitet, dhe për këtë arsye BE-ja duhet të inkurajojë këto vende që të angazhohen për të respektuar principet dhe vlerat europiane.

23 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›