Greqia dhe "djemtë e dhjetorit"
Një zinxhir i madh ka mbyllur kangjellat e hekurta të Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Athinës. Por ndërtesa nuk është krejtësisht e boshatisur: oborri është i mbushur me studentë dhe mendime nga më të ndryshmet. Ashtu si shumë shkolla, këshilla bashkiakë, zyra dhe ndërtesa publike në të gjithë Greqinë, edhe ky fakultet është pushtuar nga studentët. Muret, si kudo në Athinë, janë të mbuluara me slogane që lidhen me revoltën e cila shpërtheu pas vdekjes së Aleksis Grigoropoulos, 15 vjeç, që u vra nga policia më 6 dhjetor 2008. Shkrimet të sjellin ndërmend vitin 1968, një përzierje humori dhe blasfemie: "Merry crisis and a happy new fear", ose "Vrit policin brenda teje". Të tjera pasqyrojnë vetëm urrejtje: "Shtet fashist, je shurdhuar: të pret forca". Por ka edhe nga ato që shprehin pakënaqësinë e kohërave: "Miliarda në banka, topa fëmijëve", dhe në fund një shkrim që të kujton epokën e revoltave të vjetra: "Maji i vitit ‘68 ka vdekur. Le të luftojmë tani".
Brenda fakultetit studentët diskutojnë për origjinën dhe shkaqet e revoltës. Flasin në veçanti për pasigurinë dhe papunësinë: në Greqi, një e katërta e të rinjve, nga mosha 17 deri në 25 vjeç, janë të papunë. Aleksis, një student, flet për grupimet e organizuara për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për barazimin e universiteteve publike dhe private. "Gjysma e femrave që mbarojnë shkollën e lartë janë pa punë. Ǒtë ardhme kanë? Cili është mesazhi që qeveria u jep studentëve të liceut, të cilët protestojnë me ne?", thotë një tjetër studente. Djemtë e vajzat flasin për tema të ndryshme. "Në shoqërinë tonë, liria dhe mundësia e zgjedhjes janë një gënjeshtër: kjo ose ajo punë e ndyrë, emisionet e ndryshme që shfaqen në tv, si dhe të gjitha produktet. Ne rebelohemi kundër kësaj liri-zgjedhjeje të rreme", thotë Anxheliki. "Nuk duhet të harrojmë, shton një vajzë tjetër, që sipas mitit grek, kaosi nuk është rrëmujë, por një hapësirë boshe që pret të mbushet. Kaosi është hapësira ku është vendosur veza nga e cila lindi Erosi". Dikush buzëqesh: shprehja është konsideruar një stereotip. Por është edhe treguesi i parë i komplikimit dhe thellimit të revoltës që shpërtheu në dhjetor.
Deri më tani, gazetat ndërkombëtare janë përqendruar te shkatërrimi i dyqaneve, aktet e vandalizmit, dëmi ekonomik dhe imazhi i Greqisë. Shumë shpejt do të kuptohet se kjo revoltë nuk është një fenomen ekskluzivisht grek, por përfshin të gjithë shoqërinë dhe kapitalizmin e globalizuar. Kortezhe solidariteti janë organizuar edhe në Brazil. Me përhapjen e protestave në Bullgari, Lituani, Islandë dhe Rusi, manifestimet greke janë shfaqur si revolta e parë e nxitur nga kriza financiare. Natyrisht që është revolta e parë kundër "kultit të lakmisë", për të cilën flitet shumë kohët e fundit.
Në Greqi, manifestimet janë quajtur "koukouloforoi" (të mbuluarit), sepse kanë zakon ta mbulojnë fytyrën me maska kundra-gazi, kaska, kapuça. Arsyeja është për të mos u njohur dhe për t‘u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Gjithsesi, gjërat janë më të komplikuara nga ç‘duken. Ndoshta dhuna e të rinjve nuk është "e çmendur", siç e ka cilësuar Kryeministri Kosta Karamanlis. Mund të ketë motive të arsyeshme. E ndoshta përbuzja e tyre për shoqërinë, politikanët dhe komunizmin, mund të mos jetë vetëm dogmatizëm revolucionar. Gjithsesi, çështja më e rëndësishme është një tjetër: çfarë do të ndodhte nëse revolta të ngjashme do shpërthenin në të gjithë Evropën?
Vendi i vdekjes së Aleksis ndodhet në lagjen "Eksarkias", që nga gazetarët është përshkruar si një "geto për anarkistët". Në pjesën perëndimore të "Eksarkias" ndodhet shkolla politeknike, ku janë shpërngulur mijëra studentë pas vdekjes së Grigoropoulos. Për shumë javë ndërtesa ku mësohet art dhe arkitekturë ishte transformuar në një fushë beteje. Në rrugën "Themistokleus" mund të gjesh gjithçka: dyqane të veshjeve intime, taverna të vjetra dhe një treg të madh fruta-perime. Këtu gjendet edhe lokali i preferuar i të rinjve anarkistë, protagonistë të revoltës së dhjetorit. "Kur vranë Aleksis, të gjithë menduam se kjo gjë mund t‘i ndodhte çdonjërit prej nesh. Për këtë arsye u bë simboli ynë. Kjo ishte arsyeja e shpërthimit të revoltës", thotë një djalosh, i cili është shitës librarie. "Në një farë mënyre ka qenë zbavitëse të shihnim fytyrat e personave të cilëve ‘u hoqëm të drejtën për të bërë tregti‘. Është njësoj sikur të kishim fyer besimin e tyre. Qëllimi nuk ka qenë të boshatisnim vitrinat e dyqaneve. Revolta ishte një mënyrë për të konfirmuar dinjitetin dhe praninë tonë. Nga të gjithë sloganet, më i rëndësishmi ka qenë: ‘Ne jemi!‘".
Këto fjalë, që kanë bërë menjëherë shumë bujë, janë një figurë historike e lëvizjes anarkiste greke. Nikos Ioannus vjen nga qyteti i Agrinios, i cili ka një traditë të hershme anarkiste. Ai thotë se revoltat e sotme nuk kanë shumë ndryshim nga ato kundër regjimit të kolonelëve në pushtet nga 1967 deri në 1974. "Mjetet e kontrollit kanë ndryshuar. Sot njerëzit kanë iluzione sikur jetojnë në një sistem të lirë, por në fakt nuk është kështu. Me këto revolta, Greqia po shkruan një tjetër faqe të historisë së saj. Në shoqërinë tonë, të drejtat individuale nuk janë siguruar kurrë. Protesta jonë u ka treguar të huajve se çdo të thotë të jesh ai që je. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfshihesha në çështje të tilla. Nëse nuk do të vritej një moshatari im, është e sigurt se nuk do të kisha zbritur në shesh për të protestuar. Por tani dua që gjërat të ndryshojnë vërtet dhe do të vazhdoj të protestoj", thotë i bindur Nikos Ioannus.
Konflikti i pafund
Manifestuesit u sulmuan nga policia. Grupi ynë u mbulua nga një shtëllungë gazi lotsjellës. Në mbrëmje, një grup anarkistësh u rrethua nga policia, teksa gjendeshin në një qendër për pritjen e emigrantëve. Anarkistët, gjithmonë me fytyrë të mbuluar, kanë qenë në qendrat e dhunës gjatë Samitit të G8-ës në Xhenova dhe Pragë. Zakonisht anarkistët nuk flasin me mediat dhe në Athinë është vështirë që të shfaqen në vende si Nisotrosi. "Herën e fundit që jemi shkëmbyer me anarkistët, në Pire, i kemi sulmuar duke u hequr maskat e kapuçat", tregon një manifestuese. Kohët e fundit, policia ka filluar të përdorë metoda më të ashpra, por është e bindur se do të mjaftonte një tjetër djalë i vdekur për të filluar një luftë e vërtetë. Në këtë rast, anarkistët, që në Greqi janë më të shumtë se në çdo vend tjetër, do të ishin të parët që do të mobilizoheshin.
Drejtuesja e manifestimit, një grua që do ta quajmë M, shpjegon ndryshimin thelbësor mes Britanisë së Madhe dhe Greqisë: "Ne gjendemi në kufirin ekstrem të kontinentit dhe nuk jemi vërtet pjesë e Evropës. Ju jeni në ekstremin e kundërt, kështu që as ju nuk jeni pjesë e Evropës. Këtu në Greqi ka shpërthyer një revoltë, ndërsa në Britaninë e Madhe nuk ndodh asgjë. Dua t‘ju them se edhe në vendin tuaj dhuna nuk mungon, madje është më e përhapur. Puna është se ju keni përplasje me njëri-tjetrin, grindeni për motive banale, ndërsa ne në Greqi luftojmë kundër shtetit dhe bankave. E gjitha varet nga konsumi. Në vitin 1975, grekëve iu premtua se shumë shpejt të gjithë do të kishin mirëqenien tipike të kapitalizmit. Por gjërat nuk shkuan kështu. Nuk e kemi pasur kurrë iluzionin e mirëqenies dhe konsumizmit, një iluzion që është në bazë të krizës suaj, por që në një farë kuptimi ju paralizon. Dhuna juaj është nxitur nga konsumi: alkooli, droga, televizioni. Revolta jonë nuk është një zënkë mes gangsterësh, është një betejë kundër pushtetit. Në Greqi kemi jetuar një luftë civile të pafund. Unë jam e re, vij nga një familje e majtë, që për shumë vite është përndjekur nga policia. Shumë persona si unë janë rritur në një ambient dhune, me policë në shtëpi, gjithmonë në luftë për të mbijetuar. Në familjen time, brez pas brezi është vrarë një person për arsye politike".
Regjimi
Jo të gjithë ata që kanë marrë pjesë në revoltën e 1973-shit, pajtohen me lëvizjen e dhjetorit. "Lëvizja e dhjetorit ishte një shpërthim inati, jo një revoltë, dhe ka një domethënie krejtësisht tjetër po ta krahasosh me lëvizjet e 40 viteve më parë. Situata është krejtësisht e kundërt: ne luftonim kundër një diktature, ata rebelohen për demokracinë. Ne kishim kërkesa dhe objektiva. Çfarë duan të rinjtë e sotëm? Lëvizja e tyre më duket amorfe, pa një objektiv", ka thënë Dimitris Hadzisokratis, që ka qenë një prej liderëve të pushtimit të Universitetit Politeknik. Mbështetësit e protestave, shumë prej të cilëve nuk janë anarkistë, nuk janë dakord me akuzat e Hadzisokratis. "Lëvizja ka paraqitur disa kërkesa të sakta, mes tyre çarmatimin e policisë dhe dorëheqjen e qeverisë", thotë drejtori i një gazete greke. "Manifestimet e fundit nuk lindën nga hiçi. Historia greke ka qenë jashtëzakonisht e trazuar nga vitet ‘30-‘70. Athina ka qenë një prej të paktave qytete që e kanë pritur keq Bill Klintonin. Këtu protestat kundër luftës në Irak nuk janë ndërprerë kurrë. Gjatë dy viteve të fundit, lëvizjet studentore kanë organizuar protesta të vazhdueshme kundër planit të qeverisë për barazinë e universiteteve publike dhe private, një projekt ky që dhunon një parim kushtetor. Pjesa më e madhe e parlamentarëve ishin pro privatizimit, por studentët arritën t‘ia dilnin mbanë me protestat e tyre. Forca e manifestuesve varet edhe nga fakti që kohët e fundit qeveria është përfshirë në një sërë skandalesh. Në këtë vend, korrupsioni është vërtet i madh", ka përfunduar ai.
Çfarë ka ndodhur
6 dhjetor 2008, në lagjen athinase "Eksarkia", 15-vjeçari Aleksis Grigoropoulos u qëllua për vdekje me pistoletë nga një polic. Ditët në vijim, në shumë qytete greke u zhvilluan manifestime protestash, të shoqëruara shpesh me kaos. Revoltat vazhduan përgjatë gjithë muajit dhjetor, ndërkohë që në janar dhe mars të 2009-ës u shtuan sulmet kundër bankave dhe dyqaneve.
5 dhjetor 2009, grupi terrorist "Luftë revolucionare" sulmon me armë disa policë roje në Ministrinë e Kulturës.
9 mars 2009, "Lufta Revolucionare" sulmon një agjenci të "Citibank".
13 mars 2009, 50 persona me fytyrë të mbuluar sulmojnë bankat dhe dyqanet në lagjen athinase të "Kolonakit" dhe "Tesalonikës".
2 prill 2009, u paralizua për shkak të një greve kundër masave ekonomike të qeverisë.