Greqia dhe ne
Ervin Bushati
Greqia është shteti i parë në Eurozonë që ulet në “junk” status, ose mbeturinë, në gjuhë më të kuptueshme jashtë financave. Kjo do të thotë që konsiderohet një vend me rrezik të lartë financimi, nga i cili automatikisht shumë institucione financiare nuk investojnë si rregull në statutin e tyre. Për këtë arsye, disa tregje financiare patën rënie të konsiderueshme nga Londra, New York e deri në Tokio — ndërsa analistët ja atribuojnë pikërisht krizës helenike këtë rënie të madhe.
Edhe monedha euro pësoi rënien më të thellë në 14 muaj ndaj dollarit amerikan. Kjo vlen për të treguar rëndësinë e ngjarjes dhe të efekteve psikologjike që kanë në mbarë tregjet financiare ngjarje të tilla: kur faktori psikologjik dhe mentaliteti i tufës në tregjet financiare bëhen vendimtare në momente stresi e ngutje.
Shteti fqinj ka vite që jeton përtej mundësive të veta me një nivel të lartë borxhi – borxh i cili sot ka futur në vështirësi ekonominë e vendit. Qeveria greke mori hua të larta dhe harxhoi pa masë, apo përgjegjësi në dekadën e fundit. Shpenzimet publike u rritën ndjeshëm ndërsa pagat në sektorin publik u dyfishuan gjatë kësaj kohe. Ndërkohë që paratë rridhnin nga thesari, shteti nuk qe në gjendje të mblidhte taksat e të përmirësonte sistemin fiskal dhe strukturën e ekonomisë vendase.
Ndërsa kriza financiare goditi tregjet globale, Greqia ishte ekonomia më e dobët përballë kësaj “sëmundje sezonale”. Në periudhën që pasoi, investitorët e huaj u treguan skeptik dhe me një vullnet në rënie për të financuar akoma një shtet të papërgjegjshëm. Ata shqetësohen se në rast se kriza helenike nuk zgjidhet dot shpejt, shtete të tjera me borxhe të larta dhe financa të turbullta publike mund të hasin në vështirësi për pagesat e kësteve të borxheve që kanë. Në botë ka pasur raste kur shtete të ndryshëm kanë mohuar dhe nuk kanë shlyer borxhin që kishin: 70 raste nga viti 1980, ndër të cilat 40 nga 1990 e këndej. Raste më të famshme janë Rusia, Ukraina dhe së fundi Argjentina në vitin 2002.
Për disa kohë, tregjet financiare ishin të pavëmendshme dhe e nënvlerësuan borxhin e lartë, që shtete si Greqia kanë marrë gjatë kësaj dekade, dhe më shumë në rritje gjatë krizës së fundit për të nxitur ekonominë vendase. Përmasat e borxhi kombëtar helenik, mbi 130% të ekonomisë, do të kenë ndikim deri në zhvillimet sociale ndërsa Qeveria e re duhet të shtrëngojë fort rripin me financat publike, investimet, bankat dhe me qytetarët e saj — Kjo e fundit nuk është dhe aq e mirëpritur, teksa revolta popullore kanë shkëndirë rreth vendit.
Në paragon me Greqinë, për mirë a keq, referimi me Shqipërinë është tregues:
Rritja e deficitit dhe e borxhit publik, me ritme galopante në kohë krize (psh. Spanja ka një Borxh 54% GDP dhe quhet me risk, ne jemi 60%).
Kredibiliteti i shifrave dhe politikave të financave publike, tepër i dyshimtë (Greqia kishte një deficit 2 herë mbi atë të deklaruar nga Karamanlis — 14%).
Abuzimet ekonomike, me sfond politik & elektoral.
Trazim politik dhe institucional.
Struktura e dobët e ekonomisë sonë (tregti, pa prodhim, pa treg formal të konturuar etj.)
Shtete të dobët në zbatimin e ligjit dhe me evazion fiskal të lartë.
Konteksti negativ global, për investime në bonde sovrane.
Kontraste ka ndërmjet dy shteteve tona: borxhi helenik është 2 herë më i madh se yni, në raport me ekonomitë respektive, dhe politika monetare të ndryshme, pasi ne nuk jemi të kyçur në Eurozonë. Megjithatë, në konceptin e financave publike jemi në të njëjtën filozofi administrimi të fondeve dhe investimin e tyre me profil abuziv dhe elektoral.
Pak a shumë, nuk pritet që Greqia – dhe as ne — të ndërrojmë kurs kaq shpejt për: kredibilitet financiar, reforma strukturore ekonomike, ngritje të menjëhershme në volum ekonomik dhe performancë buxheti. Kjo vështirëson lëvrimin e suksesshëm të Eurobondit tonë prej 400 milionë euro, dhe me interesa të favorshme në treg. Në këto momente, lëvrimi i bondit varet nga tregjet globale dhe logjika e momentit të një investitori të kudondodhur në botë. Te gjithë jemi duke “uruar” qe të merren këto fonde frymëdhënëse për ekonominë tonë të asfiksuar, pas rënieve të pritshme dhe të remintancave nga emigrantët drejt familjeve të tyre në nevojë. Por kjo nuk duhen të na ndalojë të jemi kritikë, ndaj të gjithë faktorëve qeverisës që çuan ekonominë në këtë stres të financave publike të parashikuar që herët.
Pavarësisht parashikimeve, kriza helenike tanimë e ka ushtruar trysninë e saj dhe në tregjet rajonale që e rrethojnë – përfshirë dhe Shqipërinë. Do të ketë ndikime ekonomike të drejtpërdrejta dhe jashtë sferës së financave: investimit, administrimit dhe kostos së borxhit publik.
Së pari, nëse vështirësitë e Greqisë rrjedhin në tregje të tjera të BE, vende të rajonit tonë mund të shohin eksportet e tyre të bien ndjeshëm, bashkë me aktivitetin ekonomik përkatës. Së dyti, shqetësimi mbi stabilitetin financiar a ekonomik mund të trembin investitorët që në vijim do të tregohen më të ngurtë, për të investuar në rajonin tone me risqe të shtuara tanimë
Dhe në fund, nëse bankat helenike bien në vështirësi, kjo do të ulë kreditimin e biznesit dhe ekonomive rajonale ku përfshihemi dhe ne. Këto banka janë prezente në Shqipëri prej disa kohesh dhe me profil tepër aktiv në ekonominë tonë, si familjare dhe atë të biznesit. Një kreditim më i ulët do të thotë kontraktim ekonomik, mbyllje biznesesh dhe humbje vendesh pune në treg.
Nuk është e lehtë dhe as komode të përgatitësh skenarë ekonomikë, në një kohë krize të kombinuar: nga jashtë dhe nga brenda. Nuk është mirë që të jesh pesimist dhe as negativ, në një kohë të tillë kur të kërkohet optimizëm. Por gjykoj që është akoma më mirë të jesh objektiv dhe analizues, në ndihmë të një situate që mund të përmirësohet vetëm me përgjegjësi absolute dhe ndërhyrjet e duhura. Kjo vjen prej besimit që kam se: është më mirë të ndezësh një qiri, se të mallkosh errësirën.